Mirë se vini

Ju shprehim mirëseardhje në faqen e uebit që i kushtohet Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, familjes së tij, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, misionarëve të idealit të Adem Jasharit, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të këtij portali të internetit, duke pasqyruar faqet e historisë më të begatshme, më të lavdishme dhe më krenare, të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës së UÇK-së, tentojmë që të jemi sa më pranë të gjithë shqiptarëve ku do që janë. Prandaj, si shumë herë më parë, edhe tani u themi faleminderit të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë për nderimin që i bëhet luftës dhe sakrificës së heronjve. I urojmë të gjithë shqiptarëve Pavarësinë e Kosovës dhe duam që sa më parë të filloj një zhvillim i madh kombëtar, posaçërisht në fushën e ekonomisë e të arsimit.

 

Redaksia

Lajmet e fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite dyditëshe në Republikën e Kosovës ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” si dhe familjen Jashari në Prekaz.Shefi i diplomacisë shqiptare me ç’rast ka vlerësuar lart kontributin e Jasharëve për kombin shqiptar.Ai gjatë vizitës në Prekaz është pritur nga Murat Jashari.
Prekaz, 7 mars – Manifestimi tradicional treditor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmbyllur me “Natën e zjarreve”, të hënën mbrëma, në orën 18:00, duke filluar në Prekaz me ndezjen e flakadanëve dhe zjarrit qendror e për të përfunduar natën vonë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj me koncertin e madh dhe me ndezjen e fishekzjarrëve të shumta.Manifestimi i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë të tij, të cilët para 13 vjetësh, për 3 ditë e 3 net rresht, u kishin rezistuar sulmeve barbare të forcave policore e paramilitare serbe.Sipas skenarit tashme tradicional, pikërisht në orën 18:00, kur terri fillon ta mposhtë dritën, sikur qe robëria serbe kishte pushtuar Kosovën për gati një shekull, në kullat e Jasharëve dhe në bunkerin e legjendarit, në pyllin sipër lagjes Jashari, ndizen flakadanë të shumtë, të cilët me ndriçimin e tyre simbolizojnë ndezjen e shkëndijave të lirisë, të para 13 vjetësh.Të rinj e të reja, të veshur me uniforma të UÇK-së dhe veshje kombëtare, me flakadanë në duar, nisen nga Varrezat e Dëshmorëve, në të cilat prehen heronjtë e asaj lufte heroike. Dhe derisa flakadanët u vendosën përreth kompleksit të varrezave, gjimnazistët vunë nga një buqetë lulesh mbi secilin varr të 49 dëshmorëve sa janë në këtë kompleks, emrat e të cilëve nga udhëheqësi i manifestimit, para mijëra qytetarëve të tubuar, u përmenden emër për emër.Ndërkohë, është ndezur zjarri i madh, flaka e të cilit është shpërndarë gjithandej, ashtu sikur që para 13 vjetësh ishte shpërndarë nga këtu zjarri i luftës dhe kushtrimi i legjendarit Adem Jashari, të cilit i janë përgjigjur liridashësit kudo që ishin. Ndezja e këtij zjarri është pasuar nga ndezja e zjarreve të tilla në të gjitha fushëbetejat e luftës së UÇK-së, anekënd Kosovës.Pas përfundimit të ceremonisë së ndezjes se flakadanëve dhe zjarrit, në Prekaz, pjesëmarrësit i janë drejtuar qytetit të Skenderajt, për të marrë pjesë në koncertin e madh me pjesëtarët e estradës, i cili është mbajtur në sheshin “Adem Jashari”. Në nderim të këtij përvjetori janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë.Kësaj radhe, deri në momentin e raportimit, nuk janë vërejtur liderëttanë shtetërorë, politikë apo ushtarakë. Bekim Jashari, i pranishëm në këtëtubim, përmes medieve ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shfrytëzuar rastinedhe një herë të apelojë për unitet të udhëheqjes sonë.
Në ditën e tretë, të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, që njihet edhe si ”Nata e Zjarreve”, sonte do të ndizen zjarre në Prekaz.Dhe kështu përfundojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor Epopeja e UÇK-sëGjithashtu sonte do të mbahet edhe një koncert në sheshin “Adem Jashari”.“Nata e zjarreve” do të shënohet në gjithë Kosovën.Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën Adem Jashari të FSK, dhe të dielën është mbajtur Akademi Përkujtimore, dhe janë bërë homazhe ne Prekaz.
Prishtinë, 06 mars, 2011 - Ngjarjet e fillim marsit të vitit 1998 hynë në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, duke marrë shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe si të tilla u shndërruan në epopenë e lavdishme të UÇK-së, u tha në një akademi përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari.Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të dielën është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila ra heroikisht për të mos vdekur kurrë 13 vjet më parë në Prekazin legjendar.Të pranishëm në këtë akademi ishin struktura të larta të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve tjerë ne sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë.5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998, vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope, ka thënë Krasniqi.Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, ka theksuar se rënia e komandantit legjendar Adem Jashari ishte një frymëzim për idetë më sublime të humanizmit dhe të demokracisë të vendosura në themelet e idesë së luftës së popullit tonë për liri dhe pavarësi.Sot në 13 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, po e përkujtojmë veprën e kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari, heroit të Kosovës, figurën madhështorë të udhëheqësit dhe të frymëzuesit tonë për liri, i cili skepticizmin dhe vetëmohimin të tij, dhe të familjes së tij i kapërceu kufijtë e reales dhe të mundshmes duke u shndërruar në frymëzim për brezin tonë dhe për brezat që do të vijnë, ka thënë Krasniqi.Akademik Esat Stavileci, duke e çmuar lart veprën dhe kontributin e komandant Adem Jashari, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojmë për të ndërtuar një shtet të fortë ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.Sot përkulemi para varrezave të popullit e të kombit, përkujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për ta shkruar një faqe të re në historinë tonë për nxitjen, zhvillimin dhe përshpejtimin e proceseve për liri e pavarësi të Kosovës dhe të shqiptarëve, ka thënë ai.Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara.Tash 13 vite ne ishim në Gjermani, dhe kur ndodhi rasti dhe shumë njerëz aty dhe njëri nga shokët i tha, baca Rifat, shumë ke dhënë, baca Rifat, 56 anëtarë të familjes të fisit të Jasharëve, mbahu i fortë. Baca Rifat i tha do të mbahem i fortë. Po si të mos mbahem ai pat thënë, kam dhënë 56, por kam fituar 7 milionë, ka thënë Jashari.Ai u ka bërë thirrje liderëve të vendit që të lënë anash inatet individuale, dhe të bashkohen për të mirën e vendi.Për të pranishmit në këtë akademi është shfaqur edhe një program kulturor-artistik.
Kompleksi Memorial "Adem Jashari"
Kompleksi Memorial "Adem Jashari", gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndrruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve, në luftën apo si njihet në Epopeja e Jasharajve.
Betimi ushtarak , betimi
Më 15 shtator 1998, forca të shumta policore dhe ushtarake serbe kishin ndërmarrë një ofensivë të gjerë në veri-perëndim të Llapit dhe rajonit të Shalës me qëllim të shpërbërjes së UÇK-së, por këtij qëllimi nuk ia arritën. Mbi 24 mijë forca serbe nga tri drejtime: nga Podujeva, Mitrovica e Vushtrria në mesin e të cilëve edhe paramilitarë e mercenarë për tri ditë me radhë me 15,16 dhe 17 shtator 1998, patën sulmuar pozicionet e UÇK-së në Dobratin e në Qafën e Kaqanollit aty ku bashkohet Llapi me Shalë.Beteja e Kaqanollit është një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së jo vetëm në planin ushtarak por edhe atë moral me të cilin do të krenohemi të gjithë, pasi nga fitorja apo humbja e kësaj beteje varej shumë.Duke qenë të bindur për këtë forcat e shumta serbe sulmuan pozicionet e UÇK-së duke e ditur se plani i tyre “Patkoi” mund të realizohej shumë lehtë nëse nuk do të haste në rezistencë në ZOLL-it. Por, llogaria u doli gabim pasi ato u prishën nga luftëtarët trima të Llapit që bënë një rezistencë të shkëlqyer duke i shkaktuar forcave dhe makinerisë serbe një humbje shumë të madhe.Edhe kjo betejë si shumë beteja tjera gjatë historisë dëshmoi se morali i lartë i luftëtarëve dhe dëshira e madhe e popullit për liri është më e fortë se çdo çmim tjetër.Në këtë betejë u bënë bashkë dija ushtarake, sakrifica dhe heroizmi iluftëtarëve trima të Llapit të cilët i dhanë UÇK-së një fitore të rëndësishme.Në dyluftimin e pabarabartë në teknikë luftarake me forcat serbe ranë dëshmorë shtatë luftëtar të kësaj ane Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu.Nga ana tjetër luftëtarët e lirisë forcave serbe u shkaktuan shumë humbje si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Forcat e okupatorit të zhgënjyer me humbjet që u sollën luftëtarët trima të UÇK-së në tërheqje e sipër vranë e masakruan dhjetëra civil, gra, fëmijë e pleq madje gjashtë nga ta i kanë djegur në lagjen e Lepajve.Në këtë betejë si edhe në shumë beteja tjera komandantët e UÇK-së luftuan në vijën e parë duke u dhënë moral luftëtarëve. Andaj ngjarje të tilla të lavdishme janë vlera prej të cilave frymëzohemi dhe marrim forcën e duhur për të marshuar përpara.Duke kujtuar 15 shtatorin e vitit 1998 ne kujtojmë madhështinë e kësaj betejedhe dëshmorët që ranë për të mos vdekur kurrë.Nga kjo betejë ku fituam shtatë dëshmor që ranë në altarin e lirisë , UÇK-në e bëri edhe më të forte, imazhi i saj po ngrihej edhe më lartë, radhët e vullnetarëve për tu radhitur në këtë formacion ushtarak u shtuan edhe më shumë, si dhe bindja e krijuar nga populli për UÇK-në ishin fakte që tregonin mjaft mirë për suksesin e Betejës së Kaçanollit.Kjo Betejë e lavdishme e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, njihet si Beteja e Kaçanollit.
Zona Operative e Nerodimës fillimisht shtrihej nga fshatrat e Drenicës: Shalë, Fushicë, etj., e deri në Glloboçicë. Më vonë do të shtrihej nga Gryka e Carralevës e gjerë të Glloboçica. Kjo zonë përfshinte territorin e këtyre komunave: të Lipjanit, të Shtimes, të Ferizajt, të Kaçanikut dhe të Shtërpcës. Në qershor të vitit 1998, me vendim të ShP të UÇK-së, Shukri Buja emërohet komandant i Zonës Operative të Nerodimës. Me vendim të ShP të UÇK-së, ata vendosën në Kleçkë prej nga do të përgatitshin për të bërë organizmin e formacioneve të UÇK-së për Zonën e Nerodimës. Pasi marrin një përvojë të organizmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatrat e Drenicës (që ishin nën administrimin e Lypjanit) në Shalë, Krojmir etj., ku kishte një organizim të mirë të UÇK-së, organizim ky që shtrihej në Grykën e Carralevës, të fshatrave malore të Shtimes, Ferizajt dhe Kaçanikut, ata u vendosën në fshatin Mollapolc të Shtimës. Bazë e parë e UÇK-së për atë anë ishte familja e “Plakut” Ahmet Mujota, prej ku bëhej organizimi dhe koordinimi i formacioneve ushtarake të UÇK-së. Në Mollapolc, Shukri Buja, Agim Bajrami dhe Imri Ialzi i ndajnë detyrat e veprimit: për Shtime e Lypjan caktohet Shukriu, për Kaçanik Agim Bajrami, ndërsa për Ferizaj Imri Ilazi. Për Ferizaj fillimisht ishte i ngarkuar Rexhep Bislimi i cili pas fillimit të luftës burgoset dhe pas 6 dite vdes në tortura. Pas shtrirjes me sukses të formacioneve të UÇK-së në ketë zonë kontribuon shumë Ahem Qeriqi, Heset Sahiti, Fitim Selimi, Ramiz Qeriqi “Luani” në komunën e Lypjanit e në Shtime, Fehmi Mujota e Ruzhdi Salihu, në Ferizaj, Ilmi Reçica, Sami Hajrullahu, Naim Beka, Rexhep Bislimi, Qamil Xhemajli etj. Agim Bajrami kishte shtrirë ndikimin në shumë fshatra të Kaçanikut. Pas një pune të frytshme armiku i bie në gjurmë veprimtarisë së Agimit, komandant “Zefit”, i ngritin pusi, dhe pas një lufte të pabarabartë por heroike ai vritet. Në këtë Zonë luftimet më të ashpra janë zhvilluar në Grykën e Carralevës, e mbyllur për armikun më 1 korrik 1998. Luftimet janë bërë në Jezerc, beteja e 26,27 dhe 28 shtatorit 1998, në Reçak, masakra e 15 janarit 1999 dhe luftimet e Kaçanikut. Në luftimet në Jezerc, ku është zhvilluar njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, kanë rënë heroikisht vëllezërit: Bajram e Gursel Sylejmani nga Sadovina e Vitisë dhe Sejdi Sejdiu nga Jezerci. Në mbrojtje të Reçakut ka rënë komandanti i Brigadës, Ahemt Kaçiku, në mbrojtje të Kaçanikut ka rënë Qamil Ilazi, komandanti Brigadës. Këto rënie janë dëshmi e gjallë se komandantët e UÇK-së nuk komandonin nga bunkerët në prapavijë, por në vijat e para të frontit. Kështu ishte në të gjitha ZO të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e komandantëve në vijat e para të frontit është vlerë e veçantë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
forumi
ademjashari.com