Name :*
SurName :*
Password :*
Confirm the password :*
:
:
:
 
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
Adem Jashari - Hero

5, 6 dhe 7 marsi 1998, janë cilësuar si:

Beteja që përcaktoj të ardhmen e shqiptarëve.
Beteja që ua ktheu dinjitetin shqiptarëve.
Beteja që frymëzon çdo atdhetar.
Epopeja e UÇK-së.

Diku pas orës 3, pas mesnate, të datës 5 mars 1998, forca të shumta terroriste të policisë dhe të ushtrisë serbe me mjete të blinduara kanë shpërthyer rrethojën e Fabrikës së Municionit të Gjuetisë në Skënderaj dhe janë vërsulur në shtëpitë e familjes Jasharaj. Këto mjete të blinduara, të përcjella me policë dhe ushtarë serbë, kanë hyrë në trojet e kësaj familjeje me drita të fikura, duke shtënë dhe qëlluar mbi gjithçka. Diçka më vonë, forca tjera policore të pajisura, me pizgaverë, tanke, topa të kalibrave të ndryshëm kundër-ajrorë, kanë shkuar në drejtim të Palacit, ku janë pozicionuar. Ndërkohë kanë arritur edhe forca të mëdha nga drejtimi i Gllogofcit (Drenasit), që supozohet të kenë qenë mbi 60 mjete të blinduara dhe makina tjera të ushtrisë dhe policisë serbe.

Kështu, prej orëve të hershme të mëngjesit e deri në orë të vona të mbrëmjes ishin dëgjuar të shtëna kryesisht nga armë të rënda artilerike, kurse lagjja Jasharaj që në fillim ishte djegur në flakë. Shtëpitë e tyre u rrënuan përtokë. Meqë ishte vënë një rreth i hekurt, nuk ka pasur mundësi as të hyhej as të dilej prej atij shtetrrethimi. Pos lagjes së Jasharëve, njësitë terroriste policore-ushtarake të Serbisë kanë vazhduar të shtinë edhe mbi lagjet Lushtaku dhe Ferizi të Prekazit.

Dëshmitarët kanë pohuar se 12-13 autoblinda ishin stacionuar në vendin ndërmjet Mikushnicës dhe Prekazit. Policia dhe ushtria serbe i përdorte tanket për t'i shkelur këto lagje e shtëpi në fshatin Mikushnicë, që ka nja 100 shtëpi, ku të gjithë banorët ishin larguar. Në malet e Krasaliqit, Prellofcit, Kozhicës e Gradicës qenë vendosur familjet e evakuara të Mikushnicës, por edhe të fshatrave Prekaz e Palac, ato familje që kanë pasur mundësi të largohen. Vetëm ata njerëz që u gjendën brenda shtetrrethimit e dinë tmerrin e asaj dite që manifestohej me gjëmime, goditje, rrënime dhe flakë.

Pos rrethit të parë që përfshinte Palacin e Prekazin, ekzistonte edhe rrethi i dytë i shtetrrethimit, i bërë nga forcat terroriste të policisë dhe të ushtrisë serbe, që nga Shipoli, Tërrnafci, dy Klinat, Llausha, Rezalla, Kryshefci dhe Polluzhë e vazhdonte pastaj deri në Açarevë, Kopiliq e Vojnik. Flitej se në Prekaz kishin hyrë këmbësoria nëpër familje duke masakruar njerëz që kishin mbetur nëpër shtëpi. Qytetarë të shumtë ishin evakuar edhe nga Galica.

Në ditën e parë të sulmit mbi familjen Jashari, filloi një betejë e fuqishme kundër forcave ushtarake dhe policore serbe. E gjithë familja e Adem Jasharit filloi luftimet pas asnjë kompromis e përgatitur për të bërë rezistencë deri në vdekje. Sipas rrëfimit të Besarta Jasharit, dëshmitare e kësaj Epopeje, “ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë u granatuan. Atë ditë, u vra vetëm Adilja, gruaja e Ademit. Ajo u vra në shkallët e njërës shtëpi, pasi ajo kishte shkuar për të marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushura me armatim. Tërë dita shkoi me gjuajtje të fuqishme të forcave serbe, ndërsa në mbrëmje të shtënat u qetësuan. Në mbrëmje, Adem Jashari së bashku me djemtë, Blerimi, Kushtrimi dhe Igaballi i mbushnin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër. Ata e vëzhgonin dhe e përcillnin me shumë kujdes situatën”.[1]  

Në ditën e dytë të sulmit mbi familjen Jashari, gjegjësisht me 6 mars 1998, luftimet sipas rrëfimit të Besartës filluan kështu, “Që në mëngjes, nisën përsëri granatimet e forcave serbe. Granatat binin në çdo pjesë të shtëpive dhe të oborrit. Copat e një granate dhe gojëzat e saj e zunë përfundi Igballin, djalin e bacit Rifat. Granatimet vazhduan të jenë edhe më të fuqishme ndërsa nga copat e granatave filluan të vriten edhe anëtarët e tjerë të familjes. Ademi e Hamza së bashku me djemtë e familjes rezistonin në pozicionet e tyre. Më tragjikja ka qenë një granatë e cila i ra podrumit dhe e çau atë në dy pjesë, duke e shkatërruar atë. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve tjerë të familjes tonë. Nga kjo granatë dhe disa të tjera që u hodhën rresht, nga plagët e marra vdiqën edhe Hidajetja, vajza e Rifatit dhe motra ime Fatimja, që ishte dy vjet më e vogël se unë. Të gjallë ende ishin Besimi, Kushtrimi dhe Adem, që luftonin nga një pozicion në tjetrin”.[2] Nga kjo mund të kuptohet se beteja vetëm sa po përshkallëzohej edhe më shumë, edhe përkundër dëmeve që po shkaktoheshin dita ditës.

Në ditën e tretë të sulmit, me 7 mars 1998, që konsiderohet edhe si dita e rënies heroike të Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, dita e lavdishme e Epopesë së UÇK-së, nga Besarta përshkruhen edhe momentet e fundit dhe kryesore për luftimet në shtëpinë e Jasharajve, “Ademi lëvizte prej pozitës që kishte te një mur në oborr dhe vinte kah vendi ku ishim ne të strehuar. Pas vrasjes së shumicës së anëtarëve të familjes, vritet edhe Besimi. Afër derës së podrumit ku ishim strehuar bie edhe Ademi, në përpjekja për të na mbrojtur. Të gjallë ishim edhe vetëm unë dhe Kushtrimi. E kam pa Ademin kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra. Pas rënies së tij, djali i tij Kushtrimi (atëherë 13 vjeçar), e mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur nëpër disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta, Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatikë në dorë. Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vet fillova të shkojë te trupat e secilit duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush i gjallë. I thirrja në emër, por s'përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit, paradite”.[3]

Nga këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Prandaj, fenomeni i Adem Jasharit, nuk do të kishte këtë përmasë sikur nuk do të përplotësohej me mishërimin e familjes së tij, sikur mos të ishte pjesë e Prekazit heroik, sikur mos të kishte një ditëlindje në një ditë të rëndësishme shqiptare, sikur mos të përqafonte flijimin si në ditën e lindjes. Andaj figura e Adem Jasharit bashkë me ngjarjet e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit përbëjnë tërësinë e sfidave që për kohën ishin ndryshim epoke, ndryshim jete etj.

Të rrallë dhe të papërsëritshëm janë këto figura dhe jo rastësisht Adem Jashari në një moment thotë “Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit”. Kjo i ngjan Anteut, Akilit për të luftuar të keqën deri në vetëflijim. Më kuptimplotë, pesë, gjashtë dhe shtatë marsin dhe Adem Jasharin e bënë edhe krijimi i një filozofie të re në mendësinë shqiptarëve, për jetën dhe perspektivën e tyre. Në këtë rrafsh filozofia e veprimit në këtë ngjarje derivon në mënyrë koncensuale aspektet praktike të krijimit të shtetit dhe të jetës së lirë.

Beteja e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit në Prekaz, nga distanca kohore dhe aspekti historik e shkencor merr këto portretizime:

·         Mbyll një kaptinë të dhimbshme të shqiptarëve të Kosovës, dhe fillon një etapë e re;

·         Kthen dinjitetin pothuajse të përbuzur;

·         Qartëson më shumë se kurrë pozicionin e shqiptarëve në raport me Serbinë;

·         Krijon rrethana politike e diplomatike më të favorshme për Kosovën në Ballkan, Evropë dhe Amerikë;

·         Ruan koherencën në veprime duke i përshtatur rrethanave në Kosovë; dhe në fund;

·         Shënon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit XX, fundin e regjimit të Serbisë.

Nga kjo sintagmë që është më shumë se një refren, ne do të ecim duke portretizuar figurën e Jasharajve që është emblematike dhe figurë gjenerale e historisë kombëtare shqiptare. Nga ky refleksion Jasharajt paraqesin në mënyrë emblematike historinë më të re të Kosovës, paraqesin mendjen, artin e luftës dhe të ardhmen e ndritshme të Republikës së Kosovës.



[1] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët, histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta, Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari, Prishtinë, 2003, f. 91-92.

[2] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët..., f. 92-93.

[3] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët..., f. 93-94.

Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
Numri i komenteve: 5
lorena
05.03.2012 | 22:27
Ndihem shum krenare qe i perkas vendit kosov posaqerisht drenices heroike qe dha shumm per ket popull duke nisur si shembull nga familja jashari qe osht nje nder familjet me vler historike qe dhan shum per atdheun si gjen me te shenjt qe osht jeta respekt per gjitha familjet e deshmorve te kombit,veteranve te luftes respekt per gjith ata qe humben jeten ne te miren e atdheut ton kosov respek dhe lavdi vepres dhe jetes se adem jasharit perfshir edhe familjes se ti lavdi
lorena
05.03.2012 | 22:27
Ndihem shum krenare qe i perkas vendit kosov posaqerisht drenices heroike qe dha shumm per ket popull duke nisur si shembull nga familja jashari qe osht nje nder familjet me vler historike qe dhan shum per atdheun si gjen me te shenjt qe osht jeta respekt per gjitha familjet e deshmorve te kombit,veteranve te luftes respekt per gjith ata qe humben jeten ne te miren e atdheut ton kosov respek dhe lavdi vepres dhe jetes se adem jasharit perfshir edhe familjes se ti lavdi
zelije
24.05.2011 | 14:19
jam nga tetova -maqedonia dhe te gjith e entetovaret jemi krenar per ket familje
adem ademi
08.03.2011 | 16:48
jam nga struga macedonija dhe kam deshir qe zhdo shqiptar qe e dien veten shqiptar me zemer te plot them jam krenar qe ne shqiptaret e maqedonis jemi krenar me herojn ton adem jasharin
egzon ibishi
05.03.2011 | 09:55
Nese do njeriu ta nderoj lujten dhe sakrificen e ketij kryetrimi, duhet te heq dore per egos personale sa here qe demton ceshtjen kombetare.
Name
Content
Ne mbajmë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e portalit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite dyditëshe  në Republikën e Kosovës ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” si dhe familjen Jashari në Prekaz.

Shefi i diplomacisë shqiptare me ç’rast ka vlerësuar lart kontributin e Jasharëve për kombin shqiptar.

Ai gjatë vizitës në Prekaz është pritur nga Murat Jashari.

Prekaz, 7 mars – Manifestimi tradicional treditor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmbyllur me “Natën e zjarreve”, të hënën mbrëma, në orën 18:00, duke filluar në Prekaz me ndezjen e flakadanëve dhe zjarrit qendror e për të përfunduar natën vonë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj me koncertin e madh dhe me ndezjen e fishekzjarrëve të shumta.
Manifestimi i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë të tij, të cilët para 13 vjetësh, për 3 ditë e 3 net rresht, u kishin rezistuar sulmeve barbare të forcave policore e paramilitare serbe.
Sipas skenarit tashme tradicional, pikërisht në orën 18:00, kur terri fillon ta mposhtë dritën, sikur qe robëria serbe kishte pushtuar Kosovën për gati një shekull, në kullat e Jasharëve dhe në bunkerin e legjendarit, në pyllin sipër lagjes Jashari, ndizen flakadanë të shumtë, të cilët me ndriçimin e tyre simbolizojnë ndezjen e  shkëndijave të lirisë, të para 13 vjetësh.
Të rinj e të reja, të veshur me uniforma të UÇK-së dhe veshje kombëtare, me flakadanë në duar, nisen nga Varrezat e Dëshmorëve, në të cilat prehen heronjtë e asaj lufte heroike. Dhe derisa flakadanët u vendosën përreth kompleksit të varrezave, gjimnazistët vunë nga një buqetë lulesh mbi secilin varr të 49 dëshmorëve sa janë në këtë kompleks, emrat e të cilëve nga udhëheqësi i manifestimit, para mijëra qytetarëve të tubuar, u përmenden emër për emër.
Ndërkohë, është ndezur zjarri i madh, flaka e të cilit është shpërndarë gjithandej, ashtu sikur që para 13 vjetësh ishte shpërndarë nga këtu zjarri i luftës dhe kushtrimi i legjendarit Adem Jashari, të cilit i janë përgjigjur liridashësit kudo që ishin. Ndezja e këtij zjarri është pasuar nga ndezja e zjarreve të tilla në të gjitha fushëbetejat e luftës së UÇK-së, anekënd Kosovës.
 Pas përfundimit të ceremonisë së ndezjes se flakadanëve dhe zjarrit, në Prekaz, pjesëmarrësit i janë drejtuar qytetit të Skenderajt, për të marrë pjesë në koncertin e madh me pjesëtarët e estradës, i cili është mbajtur në sheshin “Adem Jashari”. Në nderim të këtij përvjetori janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë.
Kësaj radhe, deri në momentin e raportimit,  nuk janë vërejtur liderëttanë shtetërorë, politikë apo ushtarakë. Bekim Jashari, i pranishëm në këtëtubim, përmes medieve ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shfrytëzuar rastinedhe një herë të apelojë për unitet të udhëheqjes sonë.  

Në ditën e tretë, të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, që njihet edhe si ”Nata e Zjarreve”, sonte do të ndizen zjarre në Prekaz.

 Dhe kështu  përfundojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor "Epopeja e UÇK-së"

Gjithashtu sonte do të mbahet edhe një  koncert në sheshin “Adem Jashari”.

“Nata e zjarreve” do të shënohet në gjithë Kosovën.

Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën "Adem Jashari" të FSK, dhe të dielën është mbajtur Akademi Përkujtimore, dhe janë bërë homazhe ne Prekaz.

Prishtinë, 06 mars, 2011 - Ngjarjet e fillim marsit të vitit 1998 hynë në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, duke marrë shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe si të tilla u shndërruan në epopenë e lavdishme të UÇK-së, u tha në një akademi përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të dielën është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila ra heroikisht për të mos vdekur kurrë 13 vjet më parë në Prekazin legjendar.

Të pranishëm në këtë akademi ishin struktura të larta të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve tjerë ne sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë.

"5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998, vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope", ka thënë Krasniqi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, ka theksuar se rënia e komandantit legjendar Adem Jashari ishte një frymëzim për idetë më sublime të humanizmit dhe të demokracisë të vendosura në themelet e idesë së luftës së popullit tonë për liri dhe pavarësi.

"Sot në 13 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, po e përkujtojmë veprën e kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari, heroit të Kosovës, figurën madhështorë të udhëheqësit dhe të frymëzuesit tonë për liri, i cili skepticizmin dhe vetëmohimin të tij, dhe të familjes së tij i kapërceu kufijtë e reales dhe të mundshmes duke u shndërruar në frymëzim për brezin tonë dhe për brezat që do të vijnë", ka thënë Krasniqi.

Akademik Esat Stavileci, duke e çmuar lart veprën dhe kontributin e komandant Adem Jashari, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojmë për të ndërtuar një shtet të fortë ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.

"Sot përkulemi para varrezave të popullit e të kombit, përkujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për ta shkruar një faqe të re në historinë tonë për nxitjen, zhvillimin dhe përshpejtimin e proceseve për liri e pavarësi të Kosovës dhe të shqiptarëve", ka thënë ai.

Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara.

"Tash 13 vite ne ishim në Gjermani, dhe kur ndodhi rasti dhe shumë njerëz aty dhe njëri nga shokët i tha, baca Rifat, shumë ke dhënë, baca Rifat, 56 anëtarë të familjes të fisit të Jasharëve, mbahu i fortë. Baca Rifat i tha do të mbahem i fortë. Po si të mos mbahem ai pat thënë, kam dhënë 56, por kam fituar 7 milionë", ka thënë Jashari.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të vendit që të lënë anash inatet individuale, dhe të bashkohen për të mirën e vendi.

Për të pranishmit në këtë akademi është shfaqur edhe një program kulturor-artistik.

Prekaz, më 06 mars 2011 - Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar.

Ai me këtë rast ka thënë se Prekazi legjendar paraqet përmasën e dhimbjes dhe lavdisë kombëtare të popullit shqiptar, i cili sot pasi aty krisën pushkët

"Ne e zgjodhëm Prekazin për të ardhur në këto ditë për shkak të përmasës së dhimbjes dhe lavdisë të nivelit kombëtar që e ka dhe jemi të bindur që duke nderuar këtë përmasë të lavdisë dhe të dhimbjes kombëtare, ne nderojmë gjithë familjet shqiptare në Kosovë, i nderojmë gjithë kombin shqiptar dhe historinë e dhimbshme të tij, por njëkohësisht edhe të lavdishme", ka thënë Krasniqi.

Prekaz, 06, mars, 2011 - Në ditën e dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”, Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët bënë homazhe në përkujtim e nderim të sakrificës së familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Prekazin legjendar. Ai me këtë rast ka thënë se Prekazi i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe se aty është vulosur pavarësia e Kosovës.

"Prekazi është një vend që i bashkon të gjithë shqiptarët jo vetëm nga Kosova, por nga të gjitha trojet dhe diaspora. Lavdi dëshmorëve tanë, u qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Këtu është vulosur pavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot. Lavdi edhe njëherë të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovës", ka thënë Pacolli.

Prekaz, më 06 mars 2011 - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 13-vjet pas rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari vendi ynë është në rrugë të sigurt drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

Ai këto komente i bëri me rastin e homazheve te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar, ku së bashku me zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë nderuar veprën dhe sakrificën sublime të kryekomandantit legjendar Adem Jashari.

"Sot populli i Kosovës bën nderime shtetërore për komandantin legjendar Adem Jashari, familjen e tij, gjithë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së, sakrificën e popullit të Kosovës. Sot kemi një ditë të bashkimit, e afrimit, e respektit për të kaluarën dhe për të marrë energji për të ardhmen, prandaj në emër të Republikës së Kosovës bëmë nderime shtetërore më të larta për komandantin legjendar Adem Jashari. Ne kemi fituar lirinë, kemi fituar pavarësinë, po e ndërtojmë shtetin tonë, jemi në rrugë të sigurt për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE, prandaj në 13-vjetorin e rënies heroike të komandanti legjendar Adem Jashari Kosova është në rrugë të mbarë, në rrugë të suksesit, është një garanci e plotë për të ardhmen e saj euroatlantike", ka thënë kryeministri Thaçi.

Prekaz, 06, mars, 2011 - Në orët e para të ditës së dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”,  Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët me homazhe përkujtuan e nderuan sakrificën e familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Përveç,  vizitave nga delegacione të institucioneve qeveritare, partiake e joqeveritare, Prekazi është vizituar edhe nga shumë nxënës, dhe shumë qytetarë, të cilët kishin ardhur për ta nderuar figurën e Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe gjithë dëshmoret e tjerë.

Për çdo vit bëhen homazhe të shumta tek Kompleksi Memorial  “Adem  Jashari”, dhe tek familja Jashari.

Ndërsa, Rifat Jashari falënderoi për vizitat dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar dhe porositi që të lihen anash inatet personale në mënyrë që Kosova shkojë në binarë të duhur.

Prekaz, 5 mars - Në përvjetorin e 13-të të luftës në Prekaz, Kompleksi dhe familja Jashari janë vizituar nga shumë qytetarë dhe nga pak delegacione të institucioneve qeveritare, partiake e joqeveritare.
Delegacioni i parë ka qenë ai i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Rektori Mujë Rugova, pasi bëri homazhe tha shkurt se “Ka ardhur për të shprehur respektin e përjetshëm për Familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e tjerë. Jasharët nga një u bëfshin një milion”. Ai ka vizituar edhe familjen Jashari të cilës ia ka dorëzuar bustin e Adem Jasharit, të punuar në bronz nga një student i Akademisë se Arteve.  
Rifat Jashari, ka falënderuar për vizitat dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar dhe ka porositur që “të lihen anash inatet personale dhe të qitet Kosova në binar të duhur”.

Ahmet Isufi (AAK)  tha se 5 marsi na kujton ditët më të lavdishme te Jasharajve, UÇK-së, popullit tonë dhe luftës së tij për liri. Kjo datë na mobilizon qe te jemi edhe më shumë në detyrat qe i nevojiten vendit tonë për ta zhvilluar dhe ngritur edhe më lartë edhe lavdinë e UÇK-së edhe krijimin e një jete më të mirë për qytetarët e Kosovës. Është ditë që na bashkon të gjithëve rreth një ideali për një jetë më të mirë dhe për të nderuar gjithmonë sakrificën e Jasharëve dhe të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës.

Albin Kurti (VV), ndërkaq, rikujtoi se këtu janë sakrifikuar 3 breza të familjes Jashari për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë. Kosova që kemi sot nuk është Kosova e amaneteve dhe idealeve të dëshmorëve, por ne jemi në nivel të detyrës atëherë kur e kuptojmë se liria e vërtetë është vetëm liria e plotë dhe liria për të gjithë. I pyetur se a do të vije edhe nesër qe është Dita e Dëshmorëve, Kurti  tha se sot kemi ardhur me rastin e 13 vjetorit të rënies heroike të Adem Jasharit, por VV do të marr pjesë edhe në manifestimet qe organizohen nesër, në Ditën e Dëshmorëve.
Homazhe kanë bërë edhe delegacionet e  komunave Malishevës  e Vushtrri, mandej pjesëmarrësit e turneve që mbahen në kuadër të  Javës “Jetojmë me lavdinë tuaj”, e qytetarë të shumtë.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të shtunën ka nisur manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Me këtë rast Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi manifestimin qendror me moton “Nderojmë Historinë- Ndërtojmë të Ardhmen”, në kazermën “Adem Jashari”, në të cilën morën pjesë drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, anëtarë të familjes Jashari, përfaqësues të komuniteteve fetare etj.

Me këtë rast, presidenti Pacolli ka thënë se themelet e shtetit tonë janë të forta falë gjakut të dëshmorëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë, ndërsa tash duhet të punojmë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Jeta e një shteti të ri ka nevojë për simbole të forta, rreth tyre forcohet ndërgjegjja kombëtare, inspirimet e gjeneratës së re, ato shërbejnë si pyka referimi për klasën politike. Simbolit të lirisë sonë, komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe heronjve tjerë Zahir Pajaziti, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Fehmi dhe Xhevë Lladrofci e gjithë dëshmorët tjerë të kombit kanë vendos themelet e shtetit tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se lufta heroike e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij bashkoi gjithë shqiptarët kudo që janë ata në luftën për liri.

“13 vjet më parë familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari, gjithë Kosova u zgjuan në një betejë për liri, për shtet, për bashkim. Atë ditë pushka e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, bashkëluftëtarëve të tij, bashkoi gjithë Kosovën, bashkoi gjithë shqiptarët kudo që jetonin, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, Ulqin dhe kudo në diasporë, në Evropën Perëndimore dhe SHBA. Atë ditë u bashkua Kosova, u bashkuan shqiptarët, por edhe zgjuan gjithë komunitetin ndërkombëtar me vëmendjen për Kosovën si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e saj, prandaj 5 marsi është dita e gëzimit të madh dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve, por është edhe dita e zgjimit të ndërgjegjes ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ministri i Forcës së Sigurisë (MFSK), Agim Çeku, ka thënë se jemi krenar që jemi bashkëkombës të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët sakrifikuan jetën e tyre që Kosova sot të gëzojë lirinë.

“Në këtë ditë ne shohim lavdinë tonë, i shohim të arriturat tona dhe të ardhmen tonë. Është dashur të bëjmë sakrifica të ndryshme për të arritur qëllimin tonë, krijimin e shtetit, tani është koha ta çojmë përpara këtë qëllim. Dhe këtë qëllim mund ta çojmë përpara duke ndërtuar shtet dhe institucione të fuqishme dhe me kredibilitet”, ka thënë ai. Ministri Çeku është zotuar se do të vazhdohet me punën për krijimin e FSK-së si forcë profesionale, në përputhje me standardet më të larta të NATO-s, ndërkohë që do të punohet për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Ndërkaq, në emër të familjes Jashari, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti, Bekim Jashari, i cili uroi që FSK-ja sa më shpejt të jetë partnere e NATO-s.

“Uroj që festat e ardhshme të festojmë ashtu siç duhet, por njëkohësisht, ushtria jonë Forca e Sigurisë së Kosovës, ashtu siç duket sot në një ditë sa më të afërt të jetë partnere e NATO-s “, ka thënë Jashari.