Name :*
SurName :*
Password :*
Confirm the password :*
:
:
:
 
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
Homazhe në Prekaz

Prekaz, 06, mars, 2011 - Në orët e para të ditës së dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”,  Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët me homazhe përkujtuan e nderuan sakrificën e familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Përveç,  vizitave nga delegacione të institucioneve qeveritare, partiake e joqeveritare, Prekazi është vizituar edhe nga shumë nxënës, dhe shumë qytetarë, të cilët kishin ardhur për ta nderuar figurën e Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe gjithë dëshmoret e tjerë.

Për çdo vit bëhen homazhe të shumta tek Kompleksi Memorial  “Adem  Jashari”, dhe tek familja Jashari.

Ndërsa, Rifat Jashari falënderoi për vizitat dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar dhe porositi që të lihen anash inatet personale në mënyrë që Kosova shkojë në binarë të duhur.

Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
KOMENTET
Name
Content
Ne mbajmë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e portalit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite dyditëshe  në Republikën e Kosovës ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” si dhe familjen Jashari në Prekaz.

Shefi i diplomacisë shqiptare me ç’rast ka vlerësuar lart kontributin e Jasharëve për kombin shqiptar.

Ai gjatë vizitës në Prekaz është pritur nga Murat Jashari.

Prekaz, 7 mars – Manifestimi tradicional treditor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmbyllur me “Natën e zjarreve”, të hënën mbrëma, në orën 18:00, duke filluar në Prekaz me ndezjen e flakadanëve dhe zjarrit qendror e për të përfunduar natën vonë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj me koncertin e madh dhe me ndezjen e fishekzjarrëve të shumta.
Manifestimi i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë të tij, të cilët para 13 vjetësh, për 3 ditë e 3 net rresht, u kishin rezistuar sulmeve barbare të forcave policore e paramilitare serbe.
Sipas skenarit tashme tradicional, pikërisht në orën 18:00, kur terri fillon ta mposhtë dritën, sikur qe robëria serbe kishte pushtuar Kosovën për gati një shekull, në kullat e Jasharëve dhe në bunkerin e legjendarit, në pyllin sipër lagjes Jashari, ndizen flakadanë të shumtë, të cilët me ndriçimin e tyre simbolizojnë ndezjen e  shkëndijave të lirisë, të para 13 vjetësh.
Të rinj e të reja, të veshur me uniforma të UÇK-së dhe veshje kombëtare, me flakadanë në duar, nisen nga Varrezat e Dëshmorëve, në të cilat prehen heronjtë e asaj lufte heroike. Dhe derisa flakadanët u vendosën përreth kompleksit të varrezave, gjimnazistët vunë nga një buqetë lulesh mbi secilin varr të 49 dëshmorëve sa janë në këtë kompleks, emrat e të cilëve nga udhëheqësi i manifestimit, para mijëra qytetarëve të tubuar, u përmenden emër për emër.
Ndërkohë, është ndezur zjarri i madh, flaka e të cilit është shpërndarë gjithandej, ashtu sikur që para 13 vjetësh ishte shpërndarë nga këtu zjarri i luftës dhe kushtrimi i legjendarit Adem Jashari, të cilit i janë përgjigjur liridashësit kudo që ishin. Ndezja e këtij zjarri është pasuar nga ndezja e zjarreve të tilla në të gjitha fushëbetejat e luftës së UÇK-së, anekënd Kosovës.
 Pas përfundimit të ceremonisë së ndezjes se flakadanëve dhe zjarrit, në Prekaz, pjesëmarrësit i janë drejtuar qytetit të Skenderajt, për të marrë pjesë në koncertin e madh me pjesëtarët e estradës, i cili është mbajtur në sheshin “Adem Jashari”. Në nderim të këtij përvjetori janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë.
Kësaj radhe, deri në momentin e raportimit,  nuk janë vërejtur liderëttanë shtetërorë, politikë apo ushtarakë. Bekim Jashari, i pranishëm në këtëtubim, përmes medieve ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shfrytëzuar rastinedhe një herë të apelojë për unitet të udhëheqjes sonë.  

Në ditën e tretë, të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, që njihet edhe si ”Nata e Zjarreve”, sonte do të ndizen zjarre në Prekaz.

 Dhe kështu  përfundojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor "Epopeja e UÇK-së"

Gjithashtu sonte do të mbahet edhe një  koncert në sheshin “Adem Jashari”.

“Nata e zjarreve” do të shënohet në gjithë Kosovën.

Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën "Adem Jashari" të FSK, dhe të dielën është mbajtur Akademi Përkujtimore, dhe janë bërë homazhe ne Prekaz.

Prishtinë, 06 mars, 2011 - Ngjarjet e fillim marsit të vitit 1998 hynë në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, duke marrë shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe si të tilla u shndërruan në epopenë e lavdishme të UÇK-së, u tha në një akademi përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të dielën është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila ra heroikisht për të mos vdekur kurrë 13 vjet më parë në Prekazin legjendar.

Të pranishëm në këtë akademi ishin struktura të larta të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve tjerë ne sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë.

"5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998, vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope", ka thënë Krasniqi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, ka theksuar se rënia e komandantit legjendar Adem Jashari ishte një frymëzim për idetë më sublime të humanizmit dhe të demokracisë të vendosura në themelet e idesë së luftës së popullit tonë për liri dhe pavarësi.

"Sot në 13 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, po e përkujtojmë veprën e kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari, heroit të Kosovës, figurën madhështorë të udhëheqësit dhe të frymëzuesit tonë për liri, i cili skepticizmin dhe vetëmohimin të tij, dhe të familjes së tij i kapërceu kufijtë e reales dhe të mundshmes duke u shndërruar në frymëzim për brezin tonë dhe për brezat që do të vijnë", ka thënë Krasniqi.

Akademik Esat Stavileci, duke e çmuar lart veprën dhe kontributin e komandant Adem Jashari, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojmë për të ndërtuar një shtet të fortë ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.

"Sot përkulemi para varrezave të popullit e të kombit, përkujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për ta shkruar një faqe të re në historinë tonë për nxitjen, zhvillimin dhe përshpejtimin e proceseve për liri e pavarësi të Kosovës dhe të shqiptarëve", ka thënë ai.

Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara.

"Tash 13 vite ne ishim në Gjermani, dhe kur ndodhi rasti dhe shumë njerëz aty dhe njëri nga shokët i tha, baca Rifat, shumë ke dhënë, baca Rifat, 56 anëtarë të familjes të fisit të Jasharëve, mbahu i fortë. Baca Rifat i tha do të mbahem i fortë. Po si të mos mbahem ai pat thënë, kam dhënë 56, por kam fituar 7 milionë", ka thënë Jashari.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të vendit që të lënë anash inatet individuale, dhe të bashkohen për të mirën e vendi.

Për të pranishmit në këtë akademi është shfaqur edhe një program kulturor-artistik.

Prekaz, më 06 mars 2011 - Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar.

Ai me këtë rast ka thënë se Prekazi legjendar paraqet përmasën e dhimbjes dhe lavdisë kombëtare të popullit shqiptar, i cili sot pasi aty krisën pushkët

"Ne e zgjodhëm Prekazin për të ardhur në këto ditë për shkak të përmasës së dhimbjes dhe lavdisë të nivelit kombëtar që e ka dhe jemi të bindur që duke nderuar këtë përmasë të lavdisë dhe të dhimbjes kombëtare, ne nderojmë gjithë familjet shqiptare në Kosovë, i nderojmë gjithë kombin shqiptar dhe historinë e dhimbshme të tij, por njëkohësisht edhe të lavdishme", ka thënë Krasniqi.

Prekaz, 06, mars, 2011 - Në ditën e dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”, Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët bënë homazhe në përkujtim e nderim të sakrificës së familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Prekazin legjendar. Ai me këtë rast ka thënë se Prekazi i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe se aty është vulosur pavarësia e Kosovës.

"Prekazi është një vend që i bashkon të gjithë shqiptarët jo vetëm nga Kosova, por nga të gjitha trojet dhe diaspora. Lavdi dëshmorëve tanë, u qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Këtu është vulosur pavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot. Lavdi edhe njëherë të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovës", ka thënë Pacolli.

Prekaz, më 06 mars 2011 - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 13-vjet pas rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari vendi ynë është në rrugë të sigurt drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

Ai këto komente i bëri me rastin e homazheve te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar, ku së bashku me zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë nderuar veprën dhe sakrificën sublime të kryekomandantit legjendar Adem Jashari.

"Sot populli i Kosovës bën nderime shtetërore për komandantin legjendar Adem Jashari, familjen e tij, gjithë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së, sakrificën e popullit të Kosovës. Sot kemi një ditë të bashkimit, e afrimit, e respektit për të kaluarën dhe për të marrë energji për të ardhmen, prandaj në emër të Republikës së Kosovës bëmë nderime shtetërore më të larta për komandantin legjendar Adem Jashari. Ne kemi fituar lirinë, kemi fituar pavarësinë, po e ndërtojmë shtetin tonë, jemi në rrugë të sigurt për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE, prandaj në 13-vjetorin e rënies heroike të komandanti legjendar Adem Jashari Kosova është në rrugë të mbarë, në rrugë të suksesit, është një garanci e plotë për të ardhmen e saj euroatlantike", ka thënë kryeministri Thaçi.