Name :*
SurName :*
Password :*
Confirm the password :*
:
:
:
 
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
Reportazh nga kompleksi memorial “Adem Jashari”
Të Jasharajt  në trevjetorin e Kosovës së pavarur Është e lehtë të shkosh të kompleksi memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz , të Skenderajt, pasi në kthesën e parë në krah të djathtë është i vendosur një bilboard  me mbishkrimin “BAC, U KRY!”. E gjithë rruga është e shtruar ma asfalt, ku në të djathtë të kësaj tatëpjete në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me  forcat paramilitare serbe. Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje pandërprerë qëndron garda e FSK-së, e cila e nderon komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt. Memoriali i Adem Jasharit është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit të shkurtit.  Familja Jashari me 12 pasardhës   Në një foto me 8 fëmijë të veshur me veshje kombëtare janë nipat e familjes së Jasharajve, Rifatit, Ademit dhe Hamzës. Kjo foto e simbolizon ripërtëritjen e familjes Jashari pas luftës. Lulëzimi i Ademit, Bekimi i Hamzës dhe Murati i Rifatit nga këto martesa  kanë lindur 12 fëmijë, 7 djem e 5 vajza, të gjithë me emra të ripërtërirë. Pas luftës, me ndryshimin e rrugëtimit të Kosovës, është i domosdoshëm një edukim ndryshe i fëmijëve, nga që të në kaluarën Kosova ishte sunduar nga pushtuesi shekullorë. E tani Kosova  është e lirë dhe brezat duhet të edukohen në frymën demokratike. Mosha e fëmijëve të pasluftës të familjes Jashari është nga 10 deri në muaj. Ciceroni i këtij kompleksi, i cili kujdeset për vizitorët, të cilëve e ka për detyrë t’ua shpjegojë historikun e familjes Jashari. Disa metra më larg, në shtëpinë prej nga ku rezistoi komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, janë të vendosur shtyllat prej hekuri, të cilat të lënë të kuptosh që akoma janë duke vazhduar punimet më restaurimin e kësaj shtëpie, e cila është thënë se do të jetë shtëpi-muze.   Të Jasharajt valon  flamuri kuqezi   Si në  kompleksin, ashtu edhe të varrezat, valëvitet  flamuri kombëtar kuqezi.   9 milionë vizitorë në kompleksin memorial “Adem Jashari”   Ciceroni i këtij kompleksi në Prekaz na tregon se për 12 vjet besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar  miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën dhe Kanadanë e largët, si dhe vizitor nga rajoni. Madje sipas ciceronit dita, ditës po rritet edhe me shumë numëri i vizitorëve.  
Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
Numri i komenteve: 38
denis jorgo
08.12.2012 | 09:05
KOMANDANTI yne eshte gjalle .AI eshte ne zemrat tona
Blerim Kastrati
18.11.2012 | 05:01
hallall Gjini I Nanes Zahide , Hallall buka e tokes se kosoves ju qoft
arsim zenuni
15.09.2012 | 17:38
Lavdi per jet e mot Adem Jasharit Familjes tij dhe gjithë Dëshmorëve te Kombit!
Besim Islami
09.05.2012 | 02:25
Allahu e meshirofte kete komandant dhe njeri te madh si dhe te gjithe anetaret e familjes se tij qe rane deshmore ne lufte kunder armikut te perbashket!
Alex
09.12.2011 | 13:15
Faleminderit për çdo gjë .... Ju jap jetën për ne .... Ju nuk jeni VDEKUR .... Ju jetoni në zemrat tona ------------Thanks for everything .... You give life for us .... You're NOT DEAD .... You live in our hearts
Alex Tongeren
09.12.2011 | 12:52
Edhe une kam vizituar vendin e vrasjes ...pare ne shtepine e familjes .... zemra juaj ka ndaluar pothuajse ... frymen tuaj kap ne fyt tuaj ... dhe lot rrodhi nga shume im ... ju duken vuajtje te medha dhe trishtim ... per kete familjen e madhe ... te cilet dhane jeten e tyre ... per lirine e Kosovës dhe popullit te saj ... ne lidhje me nj lot per Jashari dhe luftetare te tjere te drejtesise dhe lirise ... Rrofte Kosova si nje shtet të lire ----- Kosova mbush zemrën time------I too have visited the place where the massacre ... the view to the house of the family .... your heart has almost stopped ... anger and horrible faltering breath in your throat ... and the tears flowed from my many ... you look great suffering and sorrow ... for this Great Family ... who gave their lives ... for the freedom of Kosovo and its people ... Respect for the Jashari with tears, and other fighters for justice and freedom ... Long Live Free State of Kosovo ... Kosovo fills my heart -----Ook ik heb de plaats bezocht waar het bloedbad ... het uitzicht op het huis van de familie .... je hart is bijna niet meer ... woede en afschuwelijke haperende adem in je keel ... en de tranen vloeiden uit mijn vele ... je ziet er geweldig uit lijden en verdriet ... voor deze grote familie ... die hun leven gaven ... voor de vrijheid van Kosovo en zijn mensen ... Respect voor de Jashari met tranen, en andere strijders voor gerechtigheid en vrijheid ... Lang Leven Vrije Staat van Kosovo ... Kosovo vult mijn hart
Alex Tongeren
06.11.2011 | 00:41
Adem Jashari, dhe familja e ... dhanë jetën e tyre ... për lirinë dhe demokracinë e Kosovës .... Kam nderin e tyre dhe të kenë respekt për ... pjesa tjetër e familjes.
Rozelita
25.10.2011 | 21:50
Lavdi e respekt te perjeteshem!
dren
19.09.2011 | 21:29
KOMANDANTI LEGJENDAR ADEM JASHARI MBURREM ME TY E ME DRENICEN TRIME .
nurie hoti
17.09.2011 | 21:15
gjith jeten do te jemi krenar me ket familje legjendare qe na beri te na njoh bota vetem ata kan ditur dhe kan realizuar ket ju falenderojm gjith jeten familja jashari .
DRENASI
17.08.2011 | 12:25
Rrnoft perjetsisht ''Adem Jashari''
xhafer fejza
01.08.2011 | 11:52
PER MUA, MEKA DHE MEDINA ESHTE MU KETU, NE PREKAZIN LEGJENDAR. MOS TE SIHTE PREKAZI, FAMILJE E LEGJENDARIT ADEM JASHAR, E SHUME E SHUME TE TJEREVE, KOMBI SHKOJ A MOS TE FLASIM PER FE. PER JETE E MOT, LAVDI LEGJENDES SE KOMBIT DHE TRIMAVE TE TJERE.
Behar H. Arifi
30.07.2011 | 09:22
Pasi qe e kam thene edhe me pare, prap po e perseris: Prekazi eshte vemd i shenjet per shqiptaret. Prandaj me kushtetute, duhet te shpallet i tille, pastaj te regullohet me ate dizajn qe vizitori shqiptare pas nje vizite aty, te del me i edukuar, me i informuar, me vizionar, me shqiptar. Vendi i dizajnuar duhet te jete nen funksionin e formesimit te individit si individ i forte.Nje objekt ne forme PLISI ku vizitoret do te ndegjonin e benin lutje shqip ne te cilat lutje do te zene vend fjalet:zot, Shqiptar, Shqiperi,Kosove,Adem, Jasharajt, Prekaz, Bashkim Kombetar, Flamur Kuqezi, etj.Objekte ne forme Plisi do te ishte mire te kene qdo lokalitet. Plisi eshte ai qe na identifikon si shqiptare. Gjithashtu te qdo shtepi e re apo objekt tjeter ndertimi (banimi)nje gur i gdhendur ne forme plisi duhet te futet ne themel, me nje mbishkrim Unik Shqiptar.
Prizreni
28.07.2011 | 16:46
Rroft Adem Jashri
beqir
22.05.2011 | 21:51
tash edhe zogu ciceron lirshem edeh lulja lulezon bukur edeh mali rritet kur toka ka qen e qame kur qielli me ret e zeza kur djelli qe rrall esht duk kur femija ska dit qesh loja kur tash tash jemi ne liri jemi te lirshem bejm ate qe ne deshirojm shkruajm shqip gjuhen ton te bukur fal kondantit ton legjendar adem jashari bash me familje sidhe te gjith trimat qe ran per ket tok e per ket atdhe lavdi komondantit adem jashari lavdi deshmoreve te kombit
kaimdauti
08.05.2011 | 22:59
nuk mund ti harroj per sa te jetoj djemt qe luftuan krah prinderve te tyre,gjaku i tyre do te jete drita qe do te ndricoj per shqiptaret ne te gjitha trojet e tyre.lavdi
Çlirimi UÇK
01.04.2011 | 15:02
Lavdi Adem Jashari Lavdi Famija Jashari gjaku juja u be liri per ne Lavdii
Çlirimi UÇK
01.04.2011 | 15:02
Lavdi Adem Jashari Lavdi Famija Jashari gjaku juja u be liri per ne Lavdii
Arjeta Topalli
26.03.2011 | 23:26
Gjaku i juaj u be drit dhe liri per ne....LAVDI
premton
19.03.2011 | 10:37
Ky kompleks edhe keto shtepi muze jan vetem një nder ato qe deshmon per sakrificen trimerin edhe heroizmin e familjes Jashari prandaj rrespektojeni degjith ata qe ran per vendit ton te shejt sepse "GJaku jeta edhe sakrifica e familjes Jashari edhe e deshmorve tjer ësht lirija e SHqiptaris"
Muhamet
12.03.2011 | 00:29
Lavdi deshmorve te kombit gjithmon do te perulemi para vepres se tyre................
linda
10.03.2011 | 21:26
Lavdi deshmorve po e citoi vetem nje fjali te BEKIM JASHARIT >I DHAME 56 DESHMORE POR I FITUAM 7 MILION SHQIPTAR < me kete desha tju tregoi se nuk kan vdekur veq 20 deshmor ne lagjen jashari ...
linda
10.03.2011 | 21:23
Pershendetje jeni me te miret por ju lutem shkruani edhe per 56 deshmoret e jo veq per 20 deshmoret e lagjes jashari se edhe ata kan luftuar edhe kan derdhe gjak per kete liri qe po e gezojme
Elmi Bega
08.03.2011 | 00:10
Lavdi! Paqja dhe Mëshira e Allahut qoft me ju! Xhehneti i padiskutueshem per te flijuarit e familjes JASHARI. Ndersa per te gjallet e kesaj familje Heroike rrespekt dhe perkujdesje te veqant. Duhet te jemi shum krenar qe i takojm te njejtit Komb te ketyre Legjendave e po ashtu duhet te krenohemi qe kemi jetuar dhe jetojm ne te njejten koh me kete familje LEGJEND. Lavdi familjes Jashari dhe gjith heronjeve te Kosoves.
Eçrem Krasniqi (Gjermani)
07.03.2011 | 14:13
Lavdi Familjes Jashari dhe gjithë Dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për Lirin e Kosovës të cilen ne sot po e gëzojmë. Ata ranë për të mos vdekur kurrë dhe të çëndrojnë përgjithëmonë në mesin tonë dhe brezave qe vijnë pas. I lehtë ju çoftë dheu i Kosovës.
Shkumbin prekaj
06.03.2011 | 10:51
Respekti per Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Familjen Jashari dhe per gjith deshmoret e uck do jetoi per jete e mote.
arendalipeja
06.03.2011 | 10:34
JU FALEMINDERIT ,JU NUK KENI VDEK ,JU KENI LINDUR DHE JETONI ME NE SE NE JU PERKULEMI ,JU FALEMINDERIT,,,,,JAM I LUMTUR KUR VI NE KOSOV ME FMI NGA GYRBETI DHE LEVIZIM TE LIR ,LAVDI DESHMORVE,FALEMINDERIT FAMILJES JASHARAJ
Besniki
06.03.2011 | 09:43
Respekt Dhe Lavdia Per Komandantin Legjendar Adem Jashari Dhe Familjen Jashari do Jetoi Per Shum Vite Per Te Mose Vdekur Kurr Jete e Mote MBURREM DHE PERKULEM PARA VEPERES SE KOMANDANT ADEM JASHARIT Lavdi Te Gjithve Deshmorve Te Kombit Tone Atdheu Jone Kosova Me Rrespekte Te Lart Besniki
fadil ferati
06.03.2011 | 08:52
pak me vonese megjithate pergezime per kete web faqe
fadil ferati
06.03.2011 | 08:52
pak me vonese megjithate pergezime per kete web faqe
Presheva
06.03.2011 | 08:35
Perjetesisht ju falemnderojme!
Presheva
06.03.2011 | 08:35
Perjetesisht ju falemnderojme!
Drita
06.03.2011 | 02:26
Perjetesisht ju falemnderojme!
Bekim Presheva
05.03.2011 | 09:47
Ju Lumt Respekt familja e Komandantit legjendar Adem Hamze Jashari historin e popullit shqiptar e keni ndryshu..te te gjitja trojet etnike ku bukes i thuhet buk e ujit uje...rrespet nga BELGJIKA..
Bashkimi Haradinaj (Vushtrri)
05.03.2011 | 08:45
Respekti dhe LAVIDA per Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Familjen Jashari do jetoi per jete e mote. MBURREM DHE PERKULEM PARA VEPERES SE KOMANDANT ADEM JASHARIT
Qani Jakupi
05.03.2011 | 08:32
Ju përgëzoj për kët web faqe dhe ju uroj suksese
Lume Jashari
05.03.2011 | 06:29
A mund t'behet edhe ne gjuhen angleze kjo faqe? Ti tregojm botes per herojt e tane!
Mentori
05.03.2011 | 04:44
ju lumtë per kete website per familje legjendare Jashari
Name
Content
Ne mbajmë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e portalit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite dyditëshe  në Republikën e Kosovës ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” si dhe familjen Jashari në Prekaz.

Shefi i diplomacisë shqiptare me ç’rast ka vlerësuar lart kontributin e Jasharëve për kombin shqiptar.

Ai gjatë vizitës në Prekaz është pritur nga Murat Jashari.

Prekaz, 7 mars – Manifestimi tradicional treditor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmbyllur me “Natën e zjarreve”, të hënën mbrëma, në orën 18:00, duke filluar në Prekaz me ndezjen e flakadanëve dhe zjarrit qendror e për të përfunduar natën vonë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj me koncertin e madh dhe me ndezjen e fishekzjarrëve të shumta.
Manifestimi i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë të tij, të cilët para 13 vjetësh, për 3 ditë e 3 net rresht, u kishin rezistuar sulmeve barbare të forcave policore e paramilitare serbe.
Sipas skenarit tashme tradicional, pikërisht në orën 18:00, kur terri fillon ta mposhtë dritën, sikur qe robëria serbe kishte pushtuar Kosovën për gati një shekull, në kullat e Jasharëve dhe në bunkerin e legjendarit, në pyllin sipër lagjes Jashari, ndizen flakadanë të shumtë, të cilët me ndriçimin e tyre simbolizojnë ndezjen e  shkëndijave të lirisë, të para 13 vjetësh.
Të rinj e të reja, të veshur me uniforma të UÇK-së dhe veshje kombëtare, me flakadanë në duar, nisen nga Varrezat e Dëshmorëve, në të cilat prehen heronjtë e asaj lufte heroike. Dhe derisa flakadanët u vendosën përreth kompleksit të varrezave, gjimnazistët vunë nga një buqetë lulesh mbi secilin varr të 49 dëshmorëve sa janë në këtë kompleks, emrat e të cilëve nga udhëheqësi i manifestimit, para mijëra qytetarëve të tubuar, u përmenden emër për emër.
Ndërkohë, është ndezur zjarri i madh, flaka e të cilit është shpërndarë gjithandej, ashtu sikur që para 13 vjetësh ishte shpërndarë nga këtu zjarri i luftës dhe kushtrimi i legjendarit Adem Jashari, të cilit i janë përgjigjur liridashësit kudo që ishin. Ndezja e këtij zjarri është pasuar nga ndezja e zjarreve të tilla në të gjitha fushëbetejat e luftës së UÇK-së, anekënd Kosovës.
 Pas përfundimit të ceremonisë së ndezjes se flakadanëve dhe zjarrit, në Prekaz, pjesëmarrësit i janë drejtuar qytetit të Skenderajt, për të marrë pjesë në koncertin e madh me pjesëtarët e estradës, i cili është mbajtur në sheshin “Adem Jashari”. Në nderim të këtij përvjetori janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë.
Kësaj radhe, deri në momentin e raportimit,  nuk janë vërejtur liderëttanë shtetërorë, politikë apo ushtarakë. Bekim Jashari, i pranishëm në këtëtubim, përmes medieve ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shfrytëzuar rastinedhe një herë të apelojë për unitet të udhëheqjes sonë.  

Në ditën e tretë, të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, që njihet edhe si ”Nata e Zjarreve”, sonte do të ndizen zjarre në Prekaz.

 Dhe kështu  përfundojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor "Epopeja e UÇK-së"

Gjithashtu sonte do të mbahet edhe një  koncert në sheshin “Adem Jashari”.

“Nata e zjarreve” do të shënohet në gjithë Kosovën.

Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën "Adem Jashari" të FSK, dhe të dielën është mbajtur Akademi Përkujtimore, dhe janë bërë homazhe ne Prekaz.

Prishtinë, 06 mars, 2011 - Ngjarjet e fillim marsit të vitit 1998 hynë në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, duke marrë shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe si të tilla u shndërruan në epopenë e lavdishme të UÇK-së, u tha në një akademi përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të dielën është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila ra heroikisht për të mos vdekur kurrë 13 vjet më parë në Prekazin legjendar.

Të pranishëm në këtë akademi ishin struktura të larta të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve tjerë ne sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë.

"5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998, vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope", ka thënë Krasniqi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, ka theksuar se rënia e komandantit legjendar Adem Jashari ishte një frymëzim për idetë më sublime të humanizmit dhe të demokracisë të vendosura në themelet e idesë së luftës së popullit tonë për liri dhe pavarësi.

"Sot në 13 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, po e përkujtojmë veprën e kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari, heroit të Kosovës, figurën madhështorë të udhëheqësit dhe të frymëzuesit tonë për liri, i cili skepticizmin dhe vetëmohimin të tij, dhe të familjes së tij i kapërceu kufijtë e reales dhe të mundshmes duke u shndërruar në frymëzim për brezin tonë dhe për brezat që do të vijnë", ka thënë Krasniqi.

Akademik Esat Stavileci, duke e çmuar lart veprën dhe kontributin e komandant Adem Jashari, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojmë për të ndërtuar një shtet të fortë ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.

"Sot përkulemi para varrezave të popullit e të kombit, përkujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për ta shkruar një faqe të re në historinë tonë për nxitjen, zhvillimin dhe përshpejtimin e proceseve për liri e pavarësi të Kosovës dhe të shqiptarëve", ka thënë ai.

Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara.

"Tash 13 vite ne ishim në Gjermani, dhe kur ndodhi rasti dhe shumë njerëz aty dhe njëri nga shokët i tha, baca Rifat, shumë ke dhënë, baca Rifat, 56 anëtarë të familjes të fisit të Jasharëve, mbahu i fortë. Baca Rifat i tha do të mbahem i fortë. Po si të mos mbahem ai pat thënë, kam dhënë 56, por kam fituar 7 milionë", ka thënë Jashari.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të vendit që të lënë anash inatet individuale, dhe të bashkohen për të mirën e vendi.

Për të pranishmit në këtë akademi është shfaqur edhe një program kulturor-artistik.

Prekaz, më 06 mars 2011 - Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar.

Ai me këtë rast ka thënë se Prekazi legjendar paraqet përmasën e dhimbjes dhe lavdisë kombëtare të popullit shqiptar, i cili sot pasi aty krisën pushkët

"Ne e zgjodhëm Prekazin për të ardhur në këto ditë për shkak të përmasës së dhimbjes dhe lavdisë të nivelit kombëtar që e ka dhe jemi të bindur që duke nderuar këtë përmasë të lavdisë dhe të dhimbjes kombëtare, ne nderojmë gjithë familjet shqiptare në Kosovë, i nderojmë gjithë kombin shqiptar dhe historinë e dhimbshme të tij, por njëkohësisht edhe të lavdishme", ka thënë Krasniqi.

Prekaz, 06, mars, 2011 - Në ditën e dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”, Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët bënë homazhe në përkujtim e nderim të sakrificës së familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Prekazin legjendar. Ai me këtë rast ka thënë se Prekazi i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe se aty është vulosur pavarësia e Kosovës.

"Prekazi është një vend që i bashkon të gjithë shqiptarët jo vetëm nga Kosova, por nga të gjitha trojet dhe diaspora. Lavdi dëshmorëve tanë, u qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Këtu është vulosur pavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot. Lavdi edhe njëherë të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovës", ka thënë Pacolli.

Prekaz, më 06 mars 2011 - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 13-vjet pas rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari vendi ynë është në rrugë të sigurt drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

Ai këto komente i bëri me rastin e homazheve te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar, ku së bashku me zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë nderuar veprën dhe sakrificën sublime të kryekomandantit legjendar Adem Jashari.

"Sot populli i Kosovës bën nderime shtetërore për komandantin legjendar Adem Jashari, familjen e tij, gjithë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së, sakrificën e popullit të Kosovës. Sot kemi një ditë të bashkimit, e afrimit, e respektit për të kaluarën dhe për të marrë energji për të ardhmen, prandaj në emër të Republikës së Kosovës bëmë nderime shtetërore më të larta për komandantin legjendar Adem Jashari. Ne kemi fituar lirinë, kemi fituar pavarësinë, po e ndërtojmë shtetin tonë, jemi në rrugë të sigurt për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE, prandaj në 13-vjetorin e rënies heroike të komandanti legjendar Adem Jashari Kosova është në rrugë të mbarë, në rrugë të suksesit, është një garanci e plotë për të ardhmen e saj euroatlantike", ka thënë kryeministri Thaçi.