Name :*
SurName :*
Password :*
Confirm the password :*
:
:
:
 
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
Beteja e Koshares

Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së Serbisë.

Kufirin shqiptaro-shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shprehur figurativisht e ka thyer disa herë. Thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, në fund të fundit ishte pjesë e programit politik të çdo organizimi klandestin të pas Luftës së Dytë Botërore, ishte pjesë e programit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në hapësirat e atij kufiri për 87 vjet më radhë janë mbjellur vdekje, është mbjellur urrejtje për armiqësi ndërshqiptare.

Nga ai brez i kufirit, ku konstruktoheshin armiqësi e vdekje, është kthyer në kufi të një jete të re, në kufi që ende formalisht ekziston një akull, që ruan ftohjen shpirtërore mes një kombi. Fati i kufirit, i akullsisë apo i ngrohtësisë së tij, do të varet nga përcaktimi ynë si popull. Nëse përcaktohemi për lëvizje e ndryshime dinamike, për vlera kombëtare e intelektuale, për demokraci e mëvetësi, nuk do të këtë akull në Alpet Shqiptare, dhe aspiratës së popullit do t'i hapen perspektiva të reja, më të thella se këto që i kemi sot. Nëse përcaktimi i popullit tonë do të jetë për amulli e inercion, për nostalgjinë e së kaluarës kosovare nën Serbi, akulli do të shkrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, e ardhmja e aspiratës do të jetë e zymtë. E bëra këtë digresion, më qëllim që të mësohemi, ta bëjmë praktikë njerëzore zëvendësimin e entuziazmit me realizmin, euforinë me strategjinë, dëshirat me vendosmërinë e së mundshmes.

Kosharja ishte pjesë e operacionit "Shigjeta", të hartuar nga SHP i UÇK-së, nga shefi i Shtabit, Agim Çeku, dhe stafi profesional, me miratimin e udhëheqësit politik, Hashim Thaçit. Planifikimi i depërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare është planifikuar të bëhet më herët, por për arsye objektive, është shtyer për gati dy javë. Kjo vonesë bëri që edhe plani i aksionit për depërtimin që do të bëhej në Koshare u bë pjesë e pandashme e operacionit "Shigjeta". Përgatitjet përfundimtare e më serioze për operacionin në fjalë janë bërë në fund të marsit e në fillim të prillit 1999, pas fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi makinerinë ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe mbi infrastrukrurën politike dhe ushtarake të FJ të Zhablakut, duke përfshirë: Beogradin, Novi Sadin dhe Podgoricën, etj. Të gjithë ushtarët e UÇK-së, që gjendeshin në Shqipëri, të formonin një formacion të përbashkët, që më vonë u quajt Brigada 138, dhe pas rënies së Agim Ramadanit mori emrin e tij. Fillimisht ky formacion kishte mbi 300 ushtarë (200 të Popajt e Babit e mbi 100 të Cahanit). Pas shpalljes së Mobilizimit nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, numri i ushtarëve do të arrin 800 deri në 1000 ushtarë. Ndihmë të madhe në teknikë dhe municion kanë dhënë, drejtpërdrejti ministri i Mbrojtjes, Azem Syla, e Xheladin Gashin që aso kohe ishte komandant i zonës së veriut në Shqipëri. Po ashtu, ndihmë të veçantë ka dhënë komandanti i Garnizonit të Kukësit, gjenerali Kudusi Lame, pra shteti dhe Qeveria shqiptare. Pas miratimit të Operacionit "Shigjeta", komandën e të gjitha trupave në Shqipëri do ta merr shefi i Operativës së UÇK-së, Bislim Zyrapi, komandanti i Operacionit "Shigjeta". Operacioni "Shigjeta", është planifikimi më serioz i SHP të UÇK-së dhe i Ministrisë së Mbrojtjes së QPK-së, për depërtimet më luftë nga Koshara dhe Pashtriku. Këto luftime janë më seriozet pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm ushtarak nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHP i UÇK-së.

Shkrirja e brigadës 131, komanduar nga Rrustem Berisha dhe brigada 134, në një komandë të vetme, me ç’rast komandant emërohet Rrustem Berisha, shef i Shtabit emërohet Agim Ramadani, ndërsa Salih Çekaj komandant për moral dhe politikë. Në radhët e kësaj brigade përfshihen oficerë dhe ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga shtetet e tjera.

Pas përgatitjeve intensive dhe formimit të strategjisë luftarake, merret edhe vendimi nga Ministria e Mbrojtjes nga i cili komanda e brigadës bëri një ndryshim nisur nga parimi se: lufta për çlirimin e vendit fillon nga njëra anë e kufirit dhe përfundon në skajin tjetër..., ku rekomandohen stafi komandues dhe oficerëve të tjerë të brigadës, për mësymjen dhe heqjen me luftë të armatosur të kufirit në mes Shqipërisë e Kosovës, vendim i cili u mor para fillimit të sulmeve të NATO-s. Ky akt, për të cilin ishin të njoftuara edhe Qeveria e përkohshme e Kosovës dhe instanca tjera, ndodhi në mëngjesin e hershëm të datës 9 prill të vitit 1999, në Kosharen legjendare, ku për afër tre muaj rresht u zhvillua një nga betejat dhe epopetë më të lavdishme të UÇK-së. Në këtë betejë ranë heroikisht në altarin e lirisë 114 dëshmorë të kombit, në mesin e të cilëve edhe tre dëshmorë të huaj. Lufta ishte e ashpër dhe pa ndërprerje.

Ndër betejat më të ashpra, ishte ajo e 19 prillit, të vitit 1999, në vendin e quajtur "Rrasa e Koshares" bie heroikisht, për të mos vdekur kurrë, veprimtari dhe atdhetari i shquar i kauzës sonë kombëtare, Salih Çekaj. Kah përfundimi i luftës, brigadës i ndërrohet "shifra" GO3 dhe emërtohet "Brigada 138 Agim Ramadani".

Beteja e Koshares, e cila identifikohet me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe njihet si një betejë historike që bëri kthesë të madhe në luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës.
Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri qindravjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

Beteja e Kosharës ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë, si dita kur në frontin e luftës ranë heroikisht Agim Ramadani, Salih Çekaj e shumë të tjerë.

Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
KOMENTET
Name
Content
Ne mbajmë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e portalit.

Kosova, pjesë historike e trungut shqiptar, gjithnjë ishte detyruar të luftonte për liri, për çlirim nga sundime të shumta, në radhë të parë nga sundimi sllav. Kosova, historikisht me popullatën e saj autoktone, iliro-dardane/shqiptare gjatë historisë ishte ballafaquar me kthesa të mëdha, me sfida, me luftërat titanike për jetë a vdekje. Dhe, në të gjitha ato ballafaqime, pra edhe në fushën e betejës, Kosova, populli i saj, si pjesë e Shqipërisë natyrale kishte dhënë prova të pareshtura se, është dalzotës e fatit të vet, është krenare që besnikërisht e mbron tokën e të parëve, të brezave të sotme dhe të atyre që do të vijnë pas nesh. Kosova, populli ynë heroik, gjithnjë dhe në çdo etapë të historisë së këtij nënqielli, krahas tribunëve të lirisë, mendimtarëve të shquar atdhetarë, liridashës, dha edhe trimat e çlirimit, luftëtarët që dolën nga gjiu i këtij populli dhe që, me Flamurin e Skënderbeut marshuan në fitoret e kombit tonë. Prandaj, historikisht, Kosova, kjo pjesë e trungut shqiptar gjithmonë në mejdanin e betejës ka nxjerrë trima, ushtarët e lirisë, ushtrinë shqiptare. Në këtë kuptim, rrënjët shpirtërore dhe jo vetëm kombëtare e historike të lindjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet kërkuar në të kaluarën tonë kreshnike, në epopetë e lashta shqiptare, sepse themeluesit, ideatorët, trimat dhe pjesëtarët e UÇK-së ishin stërnipat e Gjergj Kastriotit, të Sylejman Vokshit, Çerçiz Topallit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Shaban Polluzhës, Adem Demaçit dhe trimave tjerë shqiptarë, të cilët ishin dhe janë emblemë e guximit shqiptar, e vendosmërisë për të qenë Zot të tokës sonë, të Atdheut tonë kudo që shtrihet.

           Padyshim, fundshekulli XX, për kombin tonë mbarë, ishte një epokë e re, sepse kishte ardhur çasti i historisë që, me luftën vendimtare të kombit tonë, gjithnjë nën udhëheqjen e UÇK-së me në krye kryetrimin Adem Jashari, të fillonin luftën për çlirimin definitiv nga sundimi sllav, serbo-jugosllav. Kishte ardhur çasti i historisë që, në fushën e betejës, anekënd maleve, fushave, fshatrave, qyteteve të Kosovës të fillonte lufta kundër hordhive, falangave të ushtrisë pushtuese serbo/jugosllave. Ishin djemtë e Kosovës, ishte rinia atdhetare e cila, e frymëzuar nga idetë e lirisë e të çlirimit, kishte dhënë betimin për çlirimin e Kosovës. Në çdo aspekt dhe nga secili këndvështrim shqiptar, dalja e UÇK-së, në atë nëntorin e dytë shqiptar ishte e pritur. Kjo, sepse gati një shekull të tërë, brez pas brezi populli i Kosovës, i përkrahur gjithnjë nga shteti amë, Shqipëria, por edhe nga vëllezërit tanë në Maqedoni, Mal të Zi e në Kosovën Lindore ishte përgatitur për betejën e madhe, për betejën e cila na solli çlirimin nga sundimi serb/jugosllav. Prandaj, duke qenë koshient për faktin se liria nuk falet, se liria nuk fitohet në tryezën diplomatike, populli trim i Kosovës, djalëria e pamposhtur shqiptare anekënd trojeve shqiptare, një shekull të tërë nuk ishte gjunjëzuar para pushtuesit, por ishte përgatitur për luftë, Kjo, sepse, sido që rrjedhin zhvillimet politike në Kosovën tonë, pra që nga viti 1912, kur Kosova u ripushtua nga Serbia, të parët tanë, brez pas brezi e kishin të qartë se, çlirimi i Kosovës nuk mund të realizohet vetëm me lëvizjen politike, por sikur na mëson historia kombëtare, Lëvizja politike për çlirim mund të ketë sukses vetëm nëse përkrah saj e ka edhe lëvizjen ushtarake. Ndaj, në rrugëtimin tonë drejt lirisë, drejt çlirimit, drejt të ardhmes së përbashkët kombëtare shqiptarët, brez pas brezi që nga koha e Isa Boletinit me shokë e deri në epokën e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së u përndjekën, u burgosën, u vranë, derdhen gjak. Luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk pushuan të përgatiteshin për betejë kundër pushtuesit, sepse jeta dhe e ardhmja e jonë përcaktohej në fushën e betejës, përcaktohej në fushat legjendare të Kosovës, fusha këto të cilat sa e sa herë gjatë historisë u lagën me gjakun shqiptar.

            Sot, dhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës nga sundimi serbo-jugosllav sërish i hedhim një vështrim rolit historik, kombëtar të UÇK-së, ndaj veçoj komponentën e rolit të UÇK-së, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e popullit tonë. Pa dyshim, UÇK, e  kishte edhe komponentën e fuqishme përbërëse të Lëvizjes politike, sepse shikuar realisht, jo vetëm para, por veçmas pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore çdo veprimtari e organizuar e shqiptarëve të Kosovës dhe të atyre që ishin në trojet etnike në Maqedoni, Kosovë Lindore dhe në Mal të Zi, për strumbullar kishte qëllimet politike, kombëtare që synonte t’i realizonte edhe përmes Lëvizjes së gjerë politike. Nga aspekti tjetër, në të njëjtën kohë, në aktivitetet kombëtare për çlirim, në mënyrë të vendosur punohej për organizimin ushtarak të popullit, sepse, vlerësohej se vetëm përmes një Lëvizje të madhe ushtarake, siç ishte UÇK-ja, mund të çlironim trojet tona etnike nga sundimi sllav. Në çastin historik, kur në skenën e hapur të politikës sonë kombëtare u paraqit UÇK-ja, ajo në të njëjtën, kohë ishte Lëvizje politike/kombëtare dhe Lëvizje ushtarake shqiptare. Arsyet për këtë konstatim janë të shumta dhe të parreshtuara. Por, unë do të veçoj disa nga ato. 

            E para, ishte e pakonceptueshme që, pa Lëvizjen politike të mund të krijohej fushëveprim për Lëvizje ushtarake, pra se pa paraqitjen e bërthamave të UÇK-së edhe si Lëvizje e madhe politike e kombëtare të mund të krijohej, themelohej, zgjerohej dhe afirmohej Lëvizja ushtarake, pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke qenë në të njëjtën kohë, Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake. Ajo, para orës së madhe të historisë sonë u paraqit, u manifestua edhe si element i rëndësishëm i pajtimit kombëtar, pajtim aq i kërkuar dhe aq i pritur ndër shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë.

            E dyta, Kosova kishte nevojë për mbrojtje dhe ajo mbrojtje dhe çlirimi nga pushtimi serbo-sllav nuk mund të realizohej vetëm me dëshirën, me idealin për liri, çlirim, vetëm me segmentin politik, por domosdosmërisht me luftë. Dhe, luftën do ta bënte, siç edhe e bëri, e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila duke luajtur me sukses dhe në të njëjtën kohë të dyja rolet, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake, arriti që ta mobilizonte popullin për betejë, për betejë jo vetëm politike, kombëtare, por edhe për betejën e armatosur. Kosova e robëruar, me të drejtë iu drejtua bijve të saj, stërnipave dhe stërmbesave të saj, ku nga gjiri i popullit doli pjesa më e ndritur e shpirtit të papërkulur shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e kombit. Populli, i cili  nxori UÇK-në, në Lëvizjen politike dhe ushtarake të UÇK-së e identifikoi dritën e lirisë, rrugën e çlirimit të vet nga sundimi serbo/jugosllav.

            E treta, UÇK-ja duke qenë Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e Kosovës, dhe e popullit shqiptar më gjerë, u rrit dhe u zhvillua në ushtri moderne.

            UÇK, si Lëvizje politike dhe ushtarake e popullit të Kosovës, shumë shpejt u bë shpresë reale, e prekshme që pushtoi gjithë zemrat dhe shpirtrat e bijve dhe bijave atdhetare shqiptare kudo që ishin. Në fakt, me UÇK-në, si Lëvizje ushtarake, si ushtri moderne e Kosovës u ngrit lartë morali i qëndresës i gdhendur në ballin e secilit luftëtar të lirisë: “Liri a vdekje për Atdhe”! Me UÇK-në, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake, përkatësisht ushtri çlirimtare dhe triumfuese, doli në pah ndjenja e kryerjes së detyrës ndaj Atdheut. Prandaj, edhe sot mund të konstatojmë se, luftëtarët e UÇK-së ishin sa ushtarë po aq edhe politikanë. Pas

Pas sulmit të 30 dhjetorit 1991, 22 janarit 1998, mbi Familjen Jashari, me 5 mars fillon Beteja e Jasharëve. Kështu, forcat ushtarako-policore serbe kishin vënë në shënjestër që moti shtëpinë e Jasharëve. Dhe edhe sulmi mbi familjen Jashari, pikërisht me datën, 5 mars 1998, që në orët e hershme, ku forca të mëdha të policisë dhe ushtrisë serbe kishin mësyrë Prekazin dhe konkretisht familjen Jashari, ishte Beteja më e fuqishme dhe më e lavdishme në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerie. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Kështu, në natën ndërmjet 4 e 5 marsit 1998, Prekazi dhe familja Jashari rrethohen nga forca të shumta ushtarake e policore serbe. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit. Forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga këto pozicione: nga Fabrika e Municionit, nga kodrat e Skenderajt, Lisat e Xanit e pozicione të tjera. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.  Beteja e Jasharëve dhe qëndresa heroike e tyre zgjat tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.  

Në ditën e parë të sulmit mbi familjen Jashari, filloi një betejë e fuqishme kundër forcave ushtarake dhe policore serbe. E gjithë familja e Adem Jasharit filloi luftimet pas asnjë kompromis e përgatitur për të bërë rezistencë deri në vdekje. Sipas rrëfimit të Besarta Jasharit, dëshmitare e kësaj Epopeje, “ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë u granatuan. Atë ditë, u vra vetëm Adilja, gruaja e Ademit. Ajo u vra në shkallët e njërës shtëpi, pasi ajo kishte shkuar për të marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushura me armatim. Tërë dita shkoi me gjuajtje të fuqishme të forcave serbe, ndërsa në mbrëmje të shtënat u qetësuan. Në mbrëmje, Adem Jashari së bashku me djemtë, Blerimi, Kushtrimi dhe Igaballi i mbushnin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër. Ata e vëzhgonin dhe e përcillnin me shumë kujdes situatën”.[1]  

Në ditën e dytë të sulmit mbi familjen Jashari, gjegjësisht me 6 mars 1998, luftimet sipas rrëfimit të Besartës filluan kështu, “Që në mëngjes, nisën përsëri granatimet e forcave serbe. Granatat binin në çdo pjesë të shtëpive dhe të oborrit. Copat e një granate dhe gojëzat e saj e zunë përfundi Igballin, djalin e bacit Rifat. Granatimet vazhduan të jenë edhe më të fuqishme ndërsa nga copat e granatave filluan të vriten edhe anëtarët e tjerë të familjes. Ademi e Hamza së bashku me djemtë e familjes rezistonin në pozicionet e tyre. Më tragjikja ka qenë një granatë e cila i ra podrumit dhe e çau atë në dy pjesë, duke e shkatërruar atë. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve tjerë të familjes tonë. Nga kjo granatë dhe disa të tjera që u hodhën rresht, nga plagët e marra vdiqën edhe Hidajetja, vajza e Rifatit dhe motra ime Fatimja, që ishte dy vjet më e vogël se unë. Të gjallë ende ishin Besimi, Kushtrimi dhe Adem, që luftonin nga një pozicion në tjetrin”.[2] Nga kjo mund të kuptohet se beteja vetëm sa po përshkallëzohej edhe më shumë, edhe përkundër dëmeve që po shkaktoheshin dita ditës.

Në ditën e tretë të sulmit, me 7 mars 1998, që konsiderohet edhe si dita e rënies heroike të Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, dita e lavdishme e Epopesë së UÇK-së, nga Besarta përshkruhen edhe momentet e fundit dhe kryesore për luftimet në shtëpinë e Jasharajve, “Ademi lëvizte prej pozitës që kishte te një mur në oborr dhe vinte kah vendi ku ishim ne të strehuar. Pas vrasjes së shumicës së anëtarëve të familjes, vritet edhe Besimi. Afër derës së podrumit ku ishim strehuar bie edhe Ademi, në përpjekja për të na mbrojtur. Të gjallë ishim edhe vetëm unë dhe Kushtrimi. E kam pa Ademin kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra. Pas rënies së tij, djali i tij Kushtrimi (atëherë 13 vjeçar), e mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur nëpër disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta, Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatikë në dorë. Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vet fillova të shkojë te trupat e secilit duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush i gjallë. I thirrja në emër, por s'përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit, paradite”.[3]

Në këtë Betejë që u zhvillua tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Prandaj, fenomeni i Adem Jasharit, nuk do të kishte këtë përmasë sikur nuk do të përplotësohej me mishërimin e familjes së tij, sikur mos të ishte pjesë e Prekazit heroik, sikur mos të kishte një ditëlindje në një ditë të rëndësishme shqiptare, sikur mos të përqafonte flijimin si në ditën e lindjes. Andaj figura e Adem Jasharit bashkë me ngjarjet e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit përbëjnë tërësinë e sfidave që për kohën ishin ndryshim epoke, ndryshim jete etj.

Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.





[1] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët, histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta, Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari, Prishtinë, 2003, f. 91-92.

[2] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët..., f. 92-93.

[3] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët..., f. 93-94.

Policia dhe ushtria serbe, nga data 25-28 shtator 1998 filluan një ofensivë të ashpër kundër forcave të UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes. Asokohe Jezerci ishte i rrethuar në tre rrathë prej forcave armike. Fillimisht sulmet serbe filluan prej granatimeve të ashpra prej vend-pozicioneve të ndryshme, si nga bashkimi i lumenjve, nga "Maja e Buqes", nga pishat e Shtimes e nga Duhla, nga "Antena" që gjendej mbi fshatin Jezerc, pastaj nga pozicionet serbe të fshatit Sushicë, prej Livadheve të Burrnikut, prej Semajes, nga "Ujësjellsi i Pleshinës" dhe nga kazerma ushtarake e Ferizajt.

Në këto kushte, i gjithë efektivi ushtarak i Zonës Operative të Nerodimes, në bashkëveprim me komandën e Kaçanikut ishte i mobilizuar si asnjëherë më parë në luftë kundër forcave serbe.

Pas sulmeve me armë të artilerisë së rëndë, forcat serbe filluan të sulmojnë edhe me këmbësori, e cila mbështetej me makineri dhe teknike të sofistikuar luftarake. Kështu që, me 27 dhe 28 shtator, forcat serbe me këmbësori dhe teknike luftarake sulmuan nga drejtimi i Nerodimes, pikat 1 dhe 2 nga drejtimi i Dremjakut dhe Mollopolcit. Forcat e këmbësorisë sulmuan drejt pikës 3 nga drejtimi i Budakoves dhe antenës mbi Jezerc. Me këmbësori dhe teknike te rëndë luftarake u sulmua pika 6. Këto luftime të ashpra në mes forcave te UÇK -së dhe atyre serbe, u zhvilluan deri në momentin kur arsenali luftarak i forcave ishte shpenzuar dhe luftëtaret e kësaj Zone nuk kishin me çfarë të luftonin.

Në një gjendje të tille, shtabi i Zonës Operative të Nerodimes, komanda për Ferizaj dhe Kaçanik, vendosi të vërë në zbatim planin e tërheqjes taktike, i cili parashihte që të gjithë ushtarët, nga pikat mbrojtëse të tërhiqeshin duke marrë me vete edhe popullatën civile, me të cilën do të depërtonin në drejtim të barakave të rojeve të pyllit, që gjendeshin në thellësi të fshatit. Prej aty duhej te lëviznin në drejtim të maleve të Sharanikut.

28 shtatori i vitit 1998, ishte dita e zhvillimit të një beteje të përgjakshme, e njohur si Beteja e Jezercit. Efektivi ushtarak i Zonës, i përbërë prej 400 ushtarësh dhe i pajisur me armatim të lehtë, luftonte kundër një ushtrie me mijëra forca militare e paramilitare. Në këto luftime të përgjakshme, forcat armike pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë luftarake.

Ushtria dhe policia serbe kishte njoftuar se në këto luftime ishin vrarë: Nebojsha Jeftiq (30) nga Obrenovei, Sasha Simeunoviq (29), prej Beogradit, Zhelko Joviqiq (32) nga Sopoti. Kështu, me këtë rast mund të kuptojmë se nga goditjet e luftëtarëve tanë në pikat mbrojtëse 1, 2, 3 dhe 6 u vranë me dhjetëra pjesëtarë të forcave armike dhe u plagosen shumë të tjerë.

Në këtë betejë të ashpër, në pikën e pestë mbrojtëse, bie heroikisht në fushën e nderit ushtari i UÇK-së Lulëzim Guta, si dhe bashkëluftëtarët e tij: Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu në pikën e Gjashtë, Gursel Sylejmani në pikën e Tretë, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu në piken e Dytë, Bajram Sylejmani dhe Kemajl Hetemi në pikën e Parë. Ndërsa, plagosen Daut Ilazi dhe Islam Hasaj.

Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së Serbisë.

Kufirin shqiptaro-shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shprehur figurativisht e ka thyer disa herë. Thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, në fund të fundit ishte pjesë e programit politik të çdo organizimi klandestin të pas Luftës së Dytë Botërore, ishte pjesë e programit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në hapësirat e atij kufiri për 87 vjet më radhë janë mbjellur vdekje, është mbjellur urrejtje për armiqësi ndërshqiptare.

Nga ai brez i kufirit, ku konstruktoheshin armiqësi e vdekje, është kthyer në kufi të një jete të re, në kufi që ende formalisht ekziston një akull, që ruan ftohjen shpirtërore mes një kombi. Fati i kufirit, i akullsisë apo i ngrohtësisë së tij, do të varet nga përcaktimi ynë si popull. Nëse përcaktohemi për lëvizje e ndryshime dinamike, për vlera kombëtare e intelektuale, për demokraci e mëvetësi, nuk do të këtë akull në Alpet Shqiptare, dhe aspiratës së popullit do t'i hapen perspektiva të reja, më të thella se këto që i kemi sot. Nëse përcaktimi i popullit tonë do të jetë për amulli e inercion, për nostalgjinë e së kaluarës kosovare nën Serbi, akulli do të shkrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, e ardhmja e aspiratës do të jetë e zymtë. E bëra këtë digresion, më qëllim që të mësohemi, ta bëjmë praktikë njerëzore zëvendësimin e entuziazmit me realizmin, euforinë me strategjinë, dëshirat me vendosmërinë e së mundshmes.

Kosharja ishte pjesë e operacionit "Shigjeta", të hartuar nga SHP i UÇK-së, nga shefi i Shtabit, Agim Çeku, dhe stafi profesional, me miratimin e udhëheqësit politik, Hashim Thaçit. Planifikimi i depërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare është planifikuar të bëhet më herët, por për arsye objektive, është shtyer për gati dy javë. Kjo vonesë bëri që edhe plani i aksionit për depërtimin që do të bëhej në Koshare u bë pjesë e pandashme e operacionit "Shigjeta". Përgatitjet përfundimtare e më serioze për operacionin në fjalë janë bërë në fund të marsit e në fillim të prillit 1999, pas fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi makinerinë ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe mbi infrastrukrurën politike dhe ushtarake të FJ të Zhablakut, duke përfshirë: Beogradin, Novi Sadin dhe Podgoricën, etj. Të gjithë ushtarët e UÇK-së, që gjendeshin në Shqipëri, të formonin një formacion të përbashkët, që më vonë u quajt Brigada 138, dhe pas rënies së Agim Ramadanit mori emrin e tij. Fillimisht ky formacion kishte mbi 300 ushtarë (200 të Popajt e Babit e mbi 100 të Cahanit). Pas shpalljes së Mobilizimit nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, numri i ushtarëve do të arrin 800 deri në 1000 ushtarë. Ndihmë të madhe në teknikë dhe municion kanë dhënë, drejtpërdrejti ministri i Mbrojtjes, Azem Syla, e Xheladin Gashin që aso kohe ishte komandant i zonës së veriut në Shqipëri. Po ashtu, ndihmë të veçantë ka dhënë komandanti i Garnizonit të Kukësit, gjenerali Kudusi Lame, pra shteti dhe Qeveria shqiptare. Pas miratimit të Operacionit "Shigjeta", komandën e të gjitha trupave në Shqipëri do ta merr shefi i Operativës së UÇK-së, Bislim Zyrapi, komandanti i Operacionit "Shigjeta". Operacioni "Shigjeta", është planifikimi më serioz i SHP të UÇK-së dhe i Ministrisë së Mbrojtjes së QPK-së, për depërtimet më luftë nga Koshara dhe Pashtriku. Këto luftime janë më seriozet pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm ushtarak nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHP i UÇK-së.

Shkrirja e brigadës 131, komanduar nga Rrustem Berisha dhe brigada 134, në një komandë të vetme, me ç’rast komandant emërohet Rrustem Berisha, shef i Shtabit emërohet Agim Ramadani, ndërsa Salih Çekaj komandant për moral dhe politikë. Në radhët e kësaj brigade përfshihen oficerë dhe ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga shtetet e tjera.

Pas përgatitjeve intensive dhe formimit të strategjisë luftarake, merret edhe vendimi nga Ministria e Mbrojtjes nga i cili komanda e brigadës bëri një ndryshim nisur nga parimi se: lufta për çlirimin e vendit fillon nga njëra anë e kufirit dhe përfundon në skajin tjetër..., ku rekomandohen stafi komandues dhe oficerëve të tjerë të brigadës, për mësymjen dhe heqjen me luftë të armatosur të kufirit në mes Shqipërisë e Kosovës, vendim i cili u mor para fillimit të sulmeve të NATO-s. Ky akt, për të cilin ishin të njoftuara edhe Qeveria e përkohshme e Kosovës dhe instanca tjera, ndodhi në mëngjesin e hershëm të datës 9 prill të vitit 1999, në Kosharen legjendare, ku për afër tre muaj rresht u zhvillua një nga betejat dhe epopetë më të lavdishme të UÇK-së. Në këtë betejë ranë heroikisht në altarin e lirisë 114 dëshmorë të kombit, në mesin e të cilëve edhe tre dëshmorë të huaj. Lufta ishte e ashpër dhe pa ndërprerje.

Ndër betejat më të ashpra, ishte ajo e 19 prillit, të vitit 1999, në vendin e quajtur "Rrasa e Koshares" bie heroikisht, për të mos vdekur kurrë, veprimtari dhe atdhetari i shquar i kauzës sonë kombëtare, Salih Çekaj. Kah përfundimi i luftës, brigadës i ndërrohet "shifra" GO3 dhe emërtohet "Brigada 138 Agim Ramadani".

Beteja e Koshares, e cila identifikohet me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe njihet si një betejë historike që bëri kthesë të madhe në luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës.
Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri qindravjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj ish-luftëtarët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

Beteja e Kosharës ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë, si dita kur në frontin e luftës ranë heroikisht Agim Ramadani, Salih Çekaj e shumë të tjerë.

Aty rreth orës 9:00 të mëngjesit te Hanet e Zhegocit filluan përleshjet në mes të forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj përleshje, në momentin kur lufta veç sa kishte filluar, vritet Pajazit Ahmeti dhe plagoset rëndë Afrim Myrtaj duke marrë plagë të rënda në trup. Njësitet e UÇK-së fillojnë aksionet dhe ngadalë afrohen për të shpëtuar jetën e Afrimit i cili ishte i plagosur rëndë. Arrijnë që ta marrin dhe t’i japin ndihmën e parë nga mjekët që ndihmonin luftën çlirimtare. Forcat serbe  tentojnë të futen në Zhegoc, mirëpo nga rezistenca e luftëtarëve të UÇK-së ishte penguar derisa e kishin tërhequr popullatën në vende të sigurta. Edhe pse të rrethuar nga të gjitha anët, forcat çlirimtare kishin arritur të mos lejojnë ushtarët dhe paramilitarët serb të arrijnë të  zbatojnë planin e tokës së djegur dhe të vrasin në masë dhe masakrojnë popullatën. Lufta ishte e pabarabartë, mirëpo ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare kishin arritur që të bëjnë një luftë të ashpër  dhe të qajnë rrethimin. Dikur kah mbrëmja  një pjesë e ushtarëve  nga rrethimi i hekurt kishin arritur të dalin në drejtim të Marecit.

Lufta në Zhegoc edhe pse ishte e përmasave të mëdha dhe për pasojë kishte vrasjen e  8 ushtarëve të UÇK-së Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, dhe Njazi Osmani dhe  18 civilë. E po ashtu edhe në Sllovi 49 civil, sinjalizoi se luftëtarë t UÇK-së din dhe munden të mbrojnë territoret e Kosovës dhe të lënë një numër të madh të vrarë të ushtarëve serb nëpër malet dhe fushat e Zhegocit.

Shikuar nga këndi i vlerësimit dhe nivelit ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës respektivisht Zonës Operative të Karadakut  dhe asaj serbe, dallimet ishin  të mëdha si nga aspekti ushtarak ashtu edhe teknikës së armatimit.mPor vlerësuar nga organizimi dhe mobilizimi i forcave të UÇK-së në momentin e fillimit të kësaj beteje edhe pse të rrethuar nga të gjitha anët padyshim se vijmë në një përfundim logjik se: luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të kësaj zone me vullnetin për të qenë të lirë; Duke qenë të bindur në fitoren e sigurt; Duke qenë të njohur me ambientin ku jetonin dhe vepronin, arritën që betejën, me forca të pabarabarta, ta shndërrojnë në një betejë ku  fuqishëm mbrohen vlerat  dhe dinjiteti kombëtar.

Beteja e Zhegocit paralajmëroi  edhe këtë zonë dhe gjithë popullatën e kësaj treve se përmasat e kësaj lufte mund të kenë efekte jo të dëshirueshme nëse nuk arrijmë që të bëhemi një pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 15 prilli i vitit 1999, apo epopeja e lavdishme e  betejës së Zhegocit ishte pjesë e luftës  heroike që bënte Ushtria  Çlirimtare e Kosovës Zona Operative e Karadakut.

Më 25 nëntor 1997 forca të shumta policore serbe kishin sulmuar fshatin Vojnik, pas rezistencës së luftëtarëve të UÇK-së, forcat serbe tërhiqen. Mirëpo, të nesërmen, konkretisht me 26 nëntor 1997, forcat policore dhe ushtarake serbe ndërmarrin një aksion tjetër të orientuara në dy drejtime për të hyrë në Vojnik. Beteja frontale do të zhvillohet ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe në Rezallë të Re, të cilën e udhëhiqte Komandanti i UÇK-së Adem Jashari. Këto luftime u bënë gjatë gjithë ditës dhe ishin shumë të ashpra, ngase forcat serbe në këtë aksion përdorën makineri të përsosur ushtarake madje edhe helikopterë, për të mundur luftëtarët e UÇK-së. Mirëpo, luftëtarët e UÇK-së ishin të organizuar mirë dhe përdorën strategji dhe taktikë ushtarake, duke sulmuar me profesionalizëm forcat serbe, të cilat u detyruan të tërhiqen. Më këtë rast duhet theksuar se, humbja që forcat policore serbe në këtë Betejë, ndikoi që forcat armike të ndërrojnë taktikën e ballafaqimit luftarak me UÇK-në. Policia serbe, pas humbjes që pësoi në këtë Betejë, gjatë tërheqjes në shenjë hakmarrje sulmon shkollën e Llaushës dhe vranë mësuesin Halit Geci. Mësuesi Halit Geci do të varroset në shënimin e Ditës së Flamurit, festës tonë kombëtare, me 28 nëntor 1997. Po në këtë ditë, do të gjejë arsye që të paraqitet publikisht edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke hapur kështu epokën më të ndritshme, më të lavdishme dhe më krenare, Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Beteja e Rezallës dhe dalja publike e UÇK-së, si dy komponente do të shënojnë kthesë në historinë më të re të Ksoovës.

Pas Betejës së Jasharajve dhe Epopesë së UÇK-së në Prekazin legjendar, edhe Haradinajve u kishte ardhur radha që të sulmohen nga forcat policore serbe. Para agimit të 24 marsit 1998, fshehurazi qindra forca te armatosura serbe filluan te marshonin përmes fshatrave drejt veri-perëndimit. Serbët formuan unaza rrethimi rreth Gllogjani. Cak i sulmit ishte Familja Haradinaj e cila gjendej në shtëpi. Sulmi filloi disa orë më vonë, derisa forcat policore kishin vëzhguar lëvizjet në familjen Haradinaj. Sulmi nisi mbi Dautin, i cili derisa po kthehej për në shtëpi, një makinë policie doli nga fshati dhe tentoi ta kapte, mirëpo reagimi i Dautit nisi me rezistencë ushtarake. Dy policë dolën nga makina dhe hapen zjarr në drejtim të tij. Forcat e tjera serbe sulmuan me shpejtësi tani me makineri ushtarake. Pas pak kohe, një forcë speciale serbe arriti të hyjë brenda në oborr të shtëpisë së Haradinajve. Pas kundërsulmit edhe me granata dore kjo forcë speciale u tërhoq. Kështu, Beteja filloi të bëhet edhe më e ashpër kur helikopterët serbë ishin angazhuar që të vëzhgonin nga qielli por nuk sulmuan. Luftëtarët e UÇK-së tanimë kishin zënë pozicionet e tyre dhe filluan të sulmonin forcat serbe nga shumë anë. Më pastaj, forcat serbe sulmuan edhe nga helikopteri i cili qëlloi dy breshëri me eksploziva qe shpërthyen në dhe. Fshati u përfshi nga tymi dhe turbullimi. Serbet qe kishin mbetur donin te tërhiqeshin por nuk kishin guxim. Kërkuan përforcime por asnjë nuk u erdhi. Kështu, duke e parë këtë gjendje luftëtarët e UÇK-së hapen zjarr te dendur ndaj serbëve. Kësisoj, vazhdoi Beteja e Gllogjanit për gjatë gjithë ditës.

Beteja e parë frontale në Dukagjin, Beteja e Gllogjanit e 24 marsit 1998, ku forcat serbe pësuan humbjen më të rëndë, edhe pse përdorën forca të shumta këmbësorie dhe gjithë makinerinë luftarake. Qëndresa e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 24 mars 1998 në Gllogjan, nën drejtimin shembullor të komandantit Ramush Haradinaj, po hynte triumfalisht në histori, të cilën po e shkuanin me gjakun e tyre të njomë luftëtarët e lirisë. E në këtë ditë të shënuar, fatin e madh të bien për lirinë e atdheut do ta kenë edhe dëshmorët Gazmend Mehmetaj bashkë me djalin e axhës Agronin dhe bashkëluftëtarin Himë Haradinaj.

Forcat serbe, të befasuara nga rezistenca e fuqishme e luftëtarëve të lirisë, kishin zënë rob disa fshatarë të Gllogjanit, por edhe nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” duke përdorur kështu “murin e gjallë” për lëvizje. Gazmendi, Hima e Agroni, kishin dalur në pikën e caktuar, ku do të takoheshin me bashkëluftëtarët tjerë për të marrë instruksionet për vazhdimin e qëndresës, Ata nuk ishin takuar as në kryetrimin Shkëlzen Haradinaj që kishte dalë më herët te pikëtakimi. Me të dëgjuar për zënien rob të nxënësve, të tre nisen drejt tyre, por në përballje me forcat serbe, snajperistët serbë i qëllojnë nga helikopteri. Ata edhe pse në moshë fare të re, po binin për lirinë e popullit të vet, po binin për të mbrojtur shkollën shqipe, për të mbrojtur nxënësit - të ardhmen shqiptare.

Kështu, forcat policore dhe ushtarake serbe u tërhoqën nga Gllogjani me humbje të madhe si me të vrarë ashtu edhe më dëme në tekniken ushtarake. Gllogjani dhe Familja Haradinaj u be baze e rëndësishme e UÇK-së, e cila u sulmua dhe dy herë të tjera me vonë, por nuk u mposht kurrë.

Pra, Beteja e 24marsit të vitit 1998, shënon fillimin e luftës frontale në Rrafshin eDukagjinit dhe njihet si Epopeja e Dukagjinit.