Name :*
SurName :*
Password :*
Confirm the password :*
:
:
:
 
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
Zona Operative e Drenicës

Zona Drenicës, është Zona e Parë Operative e UÇK-së, në fakt ishte zona ku lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu po i viheshin themelet e forta UÇK-së, prej nga pastaj po shtrihej në tërë Kosovën. Qendra e parë e kësaj zone ishte Prekazi prej nga ishte edhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari. Më pas një kohë do të jetë në Llaushë, në Açarevë e më vonë do të përqendrohej në Likoc. Likoci për një kohë ka qenë qendër e fuqishme e UÇK-së. Një kohë më të shkurtër qendër me ndikim kanë qenë Abria – Lagjja e Demakëve dhe kulla e Daut Halilaj në mes të Tërdecit e Baicës.

Komandant i Zonës Operative të Drenicës ka qenë Sylejman Selimi deri në fund të shkurtit të vitit 1999, kur kjo detyrë i kalohet Sami Lushtakut. Pas kësaj kohe Sylejman Selimi shkon në detyrën e re për Komandant të Përgjithshëm të ShP të UÇK-së. Në komandën e kësaj zone me detyra të larta ushtarake kanë qenë komandantë të dalluar të UÇK-së si: Fehmi Lladrofci, Mujë Krasniqi, Iliaz Kodra, Abedin Rexha, Rasim Kiçina etj.
Në këtë zonë  janë zhvilluar luftimet e para, luftime të rrepta e të pandërprera për gati dy javë. Këtu Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka ruajtur vazhdimësinë e saj të pandërprerë. Në luftime është dalluar sidomos Brigada 111 – “Adem Jashari”. Ky ishte formacioni më i profesionalizuar  i UÇK-së, bazat e të cilit i vuri komandanti – Adem Jashari, që e vazhdoi më vonë Bekim Berisha, i njohur me emrin e luftës Abeja. Kontribut të çmuar në ngritjen profesionale të këtij formacioni dhanë edhe: Rasim Kiçina, Besim Mala, Jahir Demaku etj.

Në këtë zonë UÇK-ja e kishte të organizuar mirë shërbimin shëndetësor:  aty ishte spitali ushtarak ku kryheshin shumë shërbime kirurgjike. Nga shumë mjekë të kësaj ane, por nuk mungoi ndihma as nga Fakulteti i Mjekësisë prej të cilit u bënë  shërbime me devotshmëri. Ne këtë rast vlen të theksohet kontributi dhe puna e palodhshme e kirurgut, Fadil Beka. Në krye të detyrës do të bie në Gradicë, ku edhe kishte lindur, mjeku Lec Uka. Ndërsa është humbur pa gjurmë veprimtari politikë dhe mjeku humanitar, Hafir Shala nga Krojkova e Drenasit.

Në qendrat e kësaj zone janë mbajtur takime të rëndësishme politike dhe diplomatike, që kanë qenë e kanë mbetur tepër të rëndësishme për historinë tonë moderne. Këtu do të veçoja takimin e ambasadorit K. Hill me Rexhep Selimin,  Bislim Zyrapin, Sylejman Selimin e Shaban Shalën dhe takimin e janarit 1999, ndërmjet ShP të UÇK-së (Jakup Krasniqi, Sokol Bashota, Ramp Buja, etj.), dhe delegacionit të MVK-së, i cili kryesohej nga W. Walkeri, K. Hilli, V. Petriçi etj. Zona Operative e Drenicës, mund të themi se të veçantë ka pasur kohëzgjatjen e operacioneve luftarake, masivizimin e ushtrisë dhe përfaqësimin e luftës çlirimtare nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Karakteristike për këtë zonë është edhe rënia në barrikadat e luftës çlirimtare të katër komandantëve të brigadave, si: Abedin Rexha-Sandokani – komandant i Brigadës 112, Fehmi Lladrofci – komandant i Brigadës 113 dhe Ilaz Kodra komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci”. Këto rënie tregojnë më së miri karakterin luftarak të komandantëve të UÇK-së.


 

Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
Numri i komenteve: 5
dren
19.09.2011 | 20:52
RESPEKT te veqant per DRENICEN LEGJENDARE BRIGADA 111 ADEM JASHARI TIGRAT E ZI.
Faton Fazliu Gradic
24.04.2011 | 22:04
unë ja kom kushtuar nje vjerrsh ADEM HAMZ JASHAR-it March 8, 2011 POEZI KOSOVE DASHURIA E IME RRUGEVE E SKUTAVE NE METROPOLET E TUA NUK DIJE KU TA FSHEH KETE TRUP. SA HERE ME ZBARDHE AGIMI ME SYTE E MIJE TE KUQ, THUA SE NATA NUK KA FUND. DHE UNE ENDERROJE MBREMJEN ME GJUME TE REHATSHEM, POR ASESI TE ME ZBARDHEN SYTE. GJAKU IM ME VLON MENGJESET ME ZBARDHEN, E UNE NUK E DIJE DILEMEN, A JAM ENDE BIRI I JUAJ APO I METROPOLEVE. A THUA ME PERCJELL URATA APO MALLKIMI PSE TE BRAKTISA KOSOVE DASHURIA IME KOSOVES ECI TROTUAREVE NE QYTETET E EVROPES NUK DI KU TA VENDOJ KEMBEN E NUK DI KU TA LEJ MERZINE, NJE MALL ME VETE E MBARTI E KERKOJ NJE DYELL. SA JETA HEQE QE EDHE UNE TE NGROHEM E JETA EDHE MUA ME TAKON. ATDHE KUR TE NGROHE DYELLI? ME THAUJ EMRIN SHQIPERI, TA THEM MBIEMRIN KOSOVE. , LULES SE KEPUTUR LULE E BUKUR MOJ LULEJA ME VESE PSE ME JE KEPUTUR DHE LIDHUR ME BESE SA HERE TE ENDERROJ NE SY TE SHIQOJE DHE TE THEM DY FJALE TE DUA TE DUA DERI SA TE JEM I GJALLE ASGJE NE KETE BOTE S'PASKA RENDESI MOJ LULE E KEPUTUR KETO VARGJE JANE PER TY SHUME KOHE DO TE BEHEN SHUME KOHE DO TE SHKOJNE EDHE PSE S'DO TE TE SHOHE MENDJEN ME ZEMER GJITHMONE DO TA KUJTOJN LAMTUMIRE MOJ LULE PER SE FUNDIT HERE EDHE NE KOPSHTIN TJETER KUJTOM NDONJEHERE CDO GJE NGA KJO JETE MBETET KUJTIM LAMTUMIRE,LAMTUMIRE ME LOTE NE SY O SHPIERTI IMI. , TO F.M. I slumbered with your poems on my breast Spread open as I dropped them half-read through Like dove wings on a figure on a tomb To see, if in a dream they brought of you, I might not have the chance I missed in life Through some delay, and call you to your face First soldier, and then poet, and then both, Who died a soldier-poet of your race. I meant, you meant, that nothing should remain Unsaid between us, brother, and this remained-- And one thing more that was not then to say: The Victory for what it lost and gained. You went to meet the shell's embrace of fire On Vimy Ridge; and when you fell that day The war seemed over more for you than me, But now for me than you--the other way. How over, though, for even me who knew The foe thrust back unsafe beyond the Rhine, If I was not to speak of it to you And see you pleased once more with words of mine? ZANI I ZEMRES KAM LUTUR BYLBYLIN TE ME JAP KENGEN PER TY NUK ME KENDOI.... KAM LUTUR POETIN TE ME JAP POEZINE PER TY NUK KISHA SHKRUAR ASGJE.... KAM LUTUR DYELLIN TE JAP DRYTE PER TY MA FALI SHIUN..... KAM LUTUR HENEN TA ME JAP NJE RREZE PER TY ME DHA TERRIN..... O SA SHUME KAM LUTUR ASKUSH ASGJE NUK ME DHA...... VETEM ZANI I ZEMRES DY FJALE I KENDOJE TE DUA................... ENDER E NDALUAR TERE BOTA E PRET QE ORA TE BEJE TIK TAK AGIMI SI DO TE JETE SHUME VITE KALUAN DITET ME SHEKUJ U MATEN NJERZIT ME NUMRA MATEMATIKORE PARA AGIMIT TRAGJEDI PSE? SA FJALE THOTE AGIMI NUK DO TE VJEN MITROVICEN TMERI DUHET TA MBAJE KUR DO TE NDALEN FJALET? MENGJESI AFROHET PRITJA E MADHE VAZHDON A THUA MITROVICA DO TE BUZEQESHE? A THUA KOSOVA DO TE JET JO VETEM ME EMER HISTORIA DO TE NA GJYKOJ . ENDERRA Dokumentet me gjak te perlyer Fjale te erreta shkruaj per jeten time. Dashurit,besimet e mia nder okupim jane zara hedhin mbi tabutin tim nga adresat ne xhep shprese s'mbeti kur ne dhe te futem njerezit e shatit kur detit ti afrohem guralecat dhe rera ditet te kaluara te mia i poshtrojne. Fjale te erreta shkruaj per jeten time. Dhe era rrudh raportet policore grate teper ne mekat zhyten nga pullat e hapura te disa kemishave te zbehta si kose e Celikte shkunden femijet ndermjet rreshtave te detit. Paturp nata klith ne trurin e dryshkur te qytetit besimi me shtohet kufrit duke ju afruar. Fjale te erreta shkruaj per jeten time aq u lodha sa qe u lodha nga njohja e botes floket shume mu lodhen ne gjumerat e rinise ne kohe idhtira per te duruar kur erdha pjeset e mia qe me idhtira do te merreshin i shkatrova. Dhe tash mundem ta filloj nga fillimi librin qe fletat e shumta duke i kercyer e mbarova. Kenge per ADEM JASHARIN Po qan shkjau prej trishtimi Lajm i zi Serbi na mbrrini Se ne Kosove u dha kushtrimi U ngrit burri e i biri trimit U ngrit trimi e aj bir trimi Qe me i pari ia qiti timin Rrokni armet kush eshte i gjall Tere KOSOVES zot me i dale Nga cdo ane po dridhet vendi Mos eshte i gjall skenderbeu Jo mor shka o shka i shkret Skenderbeu jo nuk ka vdek Se nuk vdes shpirti i luftetarit Jehuan fjalet e ADEM JASHARIT Cpo ushton DRENIC e gurit Prite trimin he burr i burrit Prite trimin e KOSOVES Qe ja theu kuvendin evropes Theu kuvend e theu durimin Tridhjet shkijeve jau kuqi shpinen Kush ta rriti KOSOVE nderin ADEM JASHARI sy skifteri HAMZ JASHARI ky shqipe mali Si Qerqizi e Mihajli U ngrit KOSOVA ane e mbane UCK-e jemi te tane Adem Jashari Gjemon toka e dridhet mali Po lufton Adem Jashari Therret Ademi,Hamz o vlla Ne istikame pritat mej za. Mos ki dert Adem o vlla Se shka te gjalle nuk kemi me la Therret Shabani bijet e vet Bini djem se me rane shkijet Mos ki dert baba Shaban Se ike djemt ne istikam cka ka toka qe po dridhet Adem Jashari i gjalle Nuk lidhet Ka dal shkau i biri shkines Nuk eshte kjo toka e Cetines Se ktu i thojn Drenica nan Nuk e leshojme pa vdeke te tane. UCK cka kan lugjet qe gjemojne UCK-ja po luftojn Jane cue ne kembe keta djemte e ri Dojne KOSOVEN pa Serbi. Sa mire trimat jane bashkue Edhe shtabin e kane formue Telegramet gjithe ka i cojn Ushtrin tone do ta formojm Ndal Evrope mos u habit UCK-ja ka dale ne prit Jan te pendes dhe te pushkes Se jane nipat te Shaban Polluzhes. Ne flamur djemte jane betue Te gjithe Kosoven me clirue Keta jan trimat e lirise Qe luftojn kunder Serbise. Jane gjithe bashke por si viluri Si pret pushka e si ndal guri. Per here te pare ne histori Ka Kosova nje ushtri Te gjithe e therrasin me nje emer UCK-ne e kane ne zemer.
Faton Fazliu
24.04.2011 | 22:02
www.fatonfazliugradic-uçk-tmk.dre Urime 28 Nëtori-Dita e Flamurit, Ditlindja e Komandantit Legjendar ,,ADEM JASHARIT" dhe dalja Publike e UÇK-së, Lavdi Deshmorve të UÇK-së. Urime Ditlidja Baca Adem edhe pse sje me ne ti gjithmon do te jesh ne mendjet tona ti per ne je sakrifica paqja ,paqja lirija , drita e qdo gje ti ishe ai qe s'bashku me shoket tu na e mundsuat ket dit qe ne te jemi te lir dhe te festoim te lir festat ...tona kombtare te gjitha kto merita u takojn juve sdo t'ju harroim perjet hereozmin e patriotizmin tuaj te paperseritshem te pabesueshem qe na e pat lakmi e ter bota Ne do te jetoim per ket heroizem dhe te bashkuar me nje qellim qe ta permbushim amanetin qe per te flijuat Ne e dim qe edhe pse te vdekur ju jeni Engjuj mbi krahet ton duke na ndihmuar e na keshilluar se si te veprojm ne Kto sfida te ksaj jete te zymt , ju jeni gjithmon me ne , dhe pran nesh ne kto dit feste . Paqja gjithmon me ju Perjet ne Zemrat Tona................. Hymni Kombëta Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë dhe një qëllim, Të gjithë atij duke iu betuar, Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç aj largohet, Që është lindur tradhëtar, Kush është burrë nuk frikësohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor. Në dorë armët do t'i mbajmë, Të mbrojmë Atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne s'i ndajmë, Këtu armiqtë s'kanë vend. Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë, Për te, për te luftojmë ne.
naim
30.03.2011 | 14:43
Faqja shumë e qëlluar,është kënaqësi të lexohet dhe te shiqohet e kurr mos të harrohet lufta dhe sakrifica e familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar ADEM JASHARI.
drenica
07.03.2011 | 14:17
eshte me vend kjo qe keni bere edhe pse do te duhej te ishte kahere, prandaj sa i perket themelev te UCK sduhet harruar as rezalla e cila ka bere shum dhe ka dhen shum per liri andaj do te duhej te permendet menjeher pas prekazit sepse askund ska pasur luftime rezistence dhe gjakderdhje me shum se ne rezalle faleminderit per mirkuptim. LAVDI TE GJITH ATYRE QE DHAN JETEN PER LIRI.
Name
Content
Ne mbajmë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e portalit.

Zona Drenicës, është Zona e Parë Operative e UÇK-së, në fakt ishte zona ku lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu po i viheshin themelet e forta UÇK-së, prej nga pastaj po shtrihej në tërë Kosovën. Qendra e parë e kësaj zone ishte Prekazi prej nga ishte edhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari. Më pas një kohë do të jetë në Llaushë, në Açarevë e më vonë do të përqendrohej në Likoc. Likoci për një kohë ka qenë qendër e fuqishme e UÇK-së. Një kohë më të shkurtër qendër me ndikim kanë qenë Abria – Lagjja e Demakëve dhe kulla e Daut Halilaj në mes të Tërdecit e Baicës.

Komandant i Zonës Operative të Drenicës ka qenë Sylejman Selimi deri në fund të shkurtit të vitit 1999, kur kjo detyrë i kalohet Sami Lushtakut. Pas kësaj kohe Sylejman Selimi shkon në detyrën e re për Komandant të Përgjithshëm të ShP të UÇK-së. Në komandën e kësaj zone me detyra të larta ushtarake kanë qenë komandantë të dalluar të UÇK-së si: Fehmi Lladrofci, Mujë Krasniqi, Iliaz Kodra, Abedin Rexha, Rasim Kiçina etj.
Në këtë zonë  janë zhvilluar luftimet e para, luftime të rrepta e të pandërprera për gati dy javë. Këtu Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka ruajtur vazhdimësinë e saj të pandërprerë. Në luftime është dalluar sidomos Brigada 111 – “Adem Jashari”. Ky ishte formacioni më i profesionalizuar  i UÇK-së, bazat e të cilit i vuri komandanti – Adem Jashari, që e vazhdoi më vonë Bekim Berisha, i njohur me emrin e luftës Abeja. Kontribut të çmuar në ngritjen profesionale të këtij formacioni dhanë edhe: Rasim Kiçina, Besim Mala, Jahir Demaku etj.

Në këtë zonë UÇK-ja e kishte të organizuar mirë shërbimin shëndetësor:  aty ishte spitali ushtarak ku kryheshin shumë shërbime kirurgjike. Nga shumë mjekë të kësaj ane, por nuk mungoi ndihma as nga Fakulteti i Mjekësisë prej të cilit u bënë  shërbime me devotshmëri. Ne këtë rast vlen të theksohet kontributi dhe puna e palodhshme e kirurgut, Fadil Beka. Në krye të detyrës do të bie në Gradicë, ku edhe kishte lindur, mjeku Lec Uka. Ndërsa është humbur pa gjurmë veprimtari politikë dhe mjeku humanitar, Hafir Shala nga Krojkova e Drenasit.

Në qendrat e kësaj zone janë mbajtur takime të rëndësishme politike dhe diplomatike, që kanë qenë e kanë mbetur tepër të rëndësishme për historinë tonë moderne. Këtu do të veçoja takimin e ambasadorit K. Hill me Rexhep Selimin,  Bislim Zyrapin, Sylejman Selimin e Shaban Shalën dhe takimin e janarit 1999, ndërmjet ShP të UÇK-së (Jakup Krasniqi, Sokol Bashota, Ramp Buja, etj.), dhe delegacionit të MVK-së, i cili kryesohej nga W. Walkeri, K. Hilli, V. Petriçi etj. Zona Operative e Drenicës, mund të themi se të veçantë ka pasur kohëzgjatjen e operacioneve luftarake, masivizimin e ushtrisë dhe përfaqësimin e luftës çlirimtare nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Karakteristike për këtë zonë është edhe rënia në barrikadat e luftës çlirimtare të katër komandantëve të brigadave, si: Abedin Rexha-Sandokani – komandant i Brigadës 112, Fehmi Lladrofci – komandant i Brigadës 113 dhe Ilaz Kodra komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci”. Këto rënie tregojnë më së miri karakterin luftarak të komandantëve të UÇK-së.


 

Zona Operative e Pashtrikut fillimisht përfshinte territorin e komunave: Prizren, Sharr, Rahovec, Suharekë (Therandë) dhe Malishevë. Edhe në ketë zonë, organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bërë në bazë të njësiteve për të kaluar më vonë në formacione ushtarake. Brigada ishte formacioni më i madh ushtarak.

Në ketë zonë, bazat e para dhe më të fuqishme të UÇK-së ishin: në komunën e Rahovecit, Drenoci i Zatriqit, Zatriqi dhe fshatrat e Maleve të Berishës, Kleçkë, Divjakë etj. Pas mbylljes së Grykës së Llapushnikut, qendër e rëndësishme për këtë zonë bëhet Malisheva, ku ishte vendosur edhe komanda e zonës me komandant Musë Jasharin. Në këtë kohë UÇK-ja me të shpejtë fillon të shtrihet në Suharekë. Organizmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë kishte pesë brigada, të cilat ishin: Brigada 121, shtrihej nga Llapushniku deri në Duhël, duke përfshirë të gjithë fshatrat që shtriheshin përreth Maleve të Berishës; Brigada 122, përbëhej  nga fshatrat përreth Malishevës; Brigada 123, shtrihej në komunën e Suharekës;  Brigada 124, përfshinte Rahovecin dhe fshatrat përreth dhe Brigada 125, këtu bënin pjesë fshatrat e Vrrinit dhe shtrihej deri në Prizren.
Një karakteristikë dallues e kësaj zone ishte përfshirja e elementeve intelektuale, ku një rol dallues e kanë pasur ish-të burgosurit politikë. Pas ofensivës së verës 1998, prej brigadave të përmendura shthurje më të madhe pësuan: Brigada 123 për shkak të dezertimit të komandantit Blerim Kuçit dhe një pjese të komandës dhe infiltrimit të elementit frakist, i cili edhe pas konsolidimit do të jetë prezentë dhe vazhdimisht e dobësoi organizmin luftarak të kësaj Brigade dhe të Brigadës 125. Kjo e dyta pësoi për shkak të goditjeve që mori nga armiku, fillimisht duke u vrarë në pusi Komandant “Petriti”–Remzi Ademi. Derisa Brigada 124, pikën më të dobët të saj kishte batalionin që vepronte në Sferkë të Gashit, ku elementi farkist ishte mjaftë i rebeluar ndaj komandës së Brigadës, por mjerisht jo edhe aq i vendosur ndaj armikut.

Nga fundi i vitit 1998, pasi Musë Jashari shkon në detyrë tjerë, për Komandant të zonës do të emërohet Ekrem Rexha, me pseudonimin e luftës “Drini”. Në fillim të vitit 1999, ky do të shkojë në detyrë të re, komandant i shkollës për komandim e stërvitje, gjersa komandant i brigadës emërtohet Tahir Sinani. Kjo gjendje ka mbetur deri në fund të luftës.
Në ketë Zonë, me vendimin e ShP të UÇK-së dhe nën udhëheqjen e  Drejtorisë Operative, ka qenë organizuar shkolla e oficerëve për komandant të batalioneve.  Kanë dalë disa gjenerata. Shumë prej tyre janë edhe oficerë të TMK-së. Shkollën e kurseve e ka udhëhequr Sali Veseli.

Zhvillimi i luftimeve në Dukagjin ka qenë shumë i madh. Mirëpo duke qenë se në këtë anë të Kosovës kishte vepruar fillimisht edhe një pjesë e farkistëve në krye me Tahir Zemën, nuk ishte e lehtë të bëhej edhe organizimi i luftës dhe rreshtimi i saj strategjik. Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ishte Ramush Haradinaj. Si rezultat i destruktivitetit të vazhdueshëm të Tahir Zemës, gjendja dhe rrethanat në këtë zonë janë vazhdimisht të vështira. Duke pasur parasysh  se kjo pjesë e bashkë me territorin e  Anadrinisë ishin dy arteriet kryesore që furnizonin me armë ushtrinë tonë në gjithë Kosovën. Veprimi jokorrekt i Tahir Zemës, i cili çoi në përçarje dhe luftë vëllavrasëse  e më vonë do të çojë  edhe në dezertim dhe dorëzim masiv të mbi 4000 armëve të ndryshme, solli shumë dëme. Shumë armë u hodhën ose u fshehën, e shumë u kthyen në Shqipëri. Një veprim i tillë bëhet edhe më i dhimbshëm kur dihet mënyra se si u sollën armët në Kosovë, sa mund e gjak u derdh për to. Prandaj nuk është e vështirë të dihet humbja që i shkaktoi luftës sonë veprimi jo i drejtë i Tahir Zemës si dhe thirrja e tij për “evakuim” të popullsisë. Ku “evakuim” në fakt ishte zbrazje e Dukagjinit dhe dobësim i rezistencës së armatosur.

Rrafshi i Dukagjinit e veçanërisht fshatrat e komunës së Deçanit ishin vazhdimisht arenë e përgjakshme luftimesh mes Ushtrisë Çlirimtare dhe makinerisë vrastare të armikut. Ishte e qartë, objektivi kryesor i armikut ishte ndërprerja e kësaj arterie që furnizonte me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Spitali i UÇK-së, në fillim ishte i vendosur në Shqiponjë (Jabllanicë). Kushtet edhe pse nuk mund t’i kishin aq të mira, spitali ishte i rregulluar mirë. Mjeku dhe teknikët mjekësor tregonin kujdes për të plagosurit.

Në mbledhjen e ShP të UÇK-së të mbajtur më 23.7.1998, bëhen këto emërtime për Zonën Operative të Dukagjinit: komandant emërohet Ramush Haradinaj, zv. Komandant Nazmi Ibrahimi, ndërsa shef i Shtabit, Sali Veseli. Po këtë ditë SHP merr vendimin për transferimin e oficerëve: 1. Tahir Zemaj, 2. Rrustem Berisha, 3. Naim Maloku, 4. Ismet Ibishi. Pas valës së parë të ofensivës në Drenicë, një delegacion i përberë nga Hashim in. Atje Thaqi, Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi dhe Ramë Buja do të udhëtojë për në Dukagjin. Atje do të mësojmë për ndryshimin që kishte ndodhur në Zonën e Dukagjinit. Komandant me vota të fshehura ishte zgjedhur Tahir Zemaj ashtu edhe Ramush Haradinaj, edhe pse çështja e emërimit të komandantit të Zonës nuk ishte çështje e mbledhjes së turmave fshatare, por ishte çështje e hierarkisë ushtarake. Pa marrë parasysh se si kishin rrjedhur punët, anëtarët e ShP të UÇK-së, ia bënë të njohur Tahir Zemës se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte e pa zot, se aty kishte rregull dhe hierarki, se ShP nuk do të lejonte pazarllëqe e ndarje hisesh mes individësh të ndryshëm, por ishte organ që emërtonte dhe shkarkonte. Tahir Zemaj, duke e parë vendosmërinë e ShP të UÇK-së, se nuk do të mund të realizonte qëllimin e tij, në momente mjaftë vendimtare, ai ndërmerr hapat e tij të fundit: shthur një pjesë të ushtrisë ës Dukagjinit ku ai kishte mundësi, dorëzon një pjesë të madhe të armëve dhe një numër të konsideruar ushtarësh ikën për Shqipëri, dhe njëkohësisht përhap disfatizmin në mesin e fshatrave të Dukagjinit. Përveç këtyre dëmeve, Tahir Zemaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia bëri edhe tri dëme të mëdha:

      1. Ushtrinë e Zonës së Dukagjinit e solli në numër mjaftë simbolik në krahasim me shumicën e mëparshme;

      2. Duke zvogëluar numrin e ushtarëve në minimum ai përfundimisht e mbylli njërin prej dy arterieve kryesore të furnizimit dhe

      3. La një frymë armiqësore të vazhdueshme në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçanërisht në rrethin e Deçanit dhe të Pejës, e cila për fat të keq vazhdon të ndihet edhe sot e kësaj dite.

Pas këtyre dëmeve që i shkaktoi Tahir Zemaj, zona e Dukagjinit do të rimarrë sërish vetën, e cila do të jetë e ndihmuar prej pjesëve tjera të Kosovës dhe prej ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të ShP të UÇK-së. Pra, Ramushi do të marrë ndihmë edhe logjistike, edhe njerëzore e edhe hierarkike në respektimin e tij si komandant të Zonës Operative të Dukagjinit.


Në fshatin Oshlan Zona Operative e Shalës kishte Shtabin Komandues. Nga kjo zonë UÇK-ja furnizohej dhe merrte direktivat dhe urdhrat gjatë operacioneve luftarake. Për këtë arsye armiku kishte përqendruar forca të mëdha në këtë hapësirë dhe përpiqej që më çdo kusht të shkatërrojë dhe të thyejë këtë rezistencë të luftëtarëve tanë dhe shtabin komandues - ZOSH-in. Lufta kishte marrë dimensione të gjera. Komandant i Zonës Operative të Shalës ishte emëruar Rrahman Rama kurse zv. Komandanti i Shalës, Mensur Kosumi. Në këtë Zonë vepronte Brigada 152 “Mehë Uka” e cila kishte një strukturë të mirë të organizmit. Komandanti i saj, Hysni Ahmeti, kishte një përvojë të mirë ushtarake. Kishte strukturuar mirë gjithë kuadrin udhëheqës të Brigadës. Shala kishte konfiguracion strategjik, ishte dhuratë e natyrës për stërvitje, luftë dhe art ushtarak.

Zona Operative e Llapit (shk.: ZOLL) quhej zona në regjionin e Podujevës apo lumit Llap në luftën e UÇK-së. Gjeorgrafikisht, Zona Operative e Llapit shtrihej në pjesën verilindore të Kosovës. Ajo kufizohej: në verilindje me Serbinë, në juglindje me Zonën Operative të Karadakut, në jug me Zonën Operative të Nerodimës, në jugperëndim me Zonën Operative të Drenicës dhe në veriperëndim me Zonën Operative të Shalës. Njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së ishte edhe themeluesi i saj dhe i ZOLL-it, Zahir Pajaziti. Fundi i vitit 1997 dhe fillimi i vitit 1998 në ZOLL kishte një shtrirje dhe organizim shumë të qartë dhe funksional.
Zona Operative e Llapit kishte një organizim mjaft të mirë edhe atje ku nuk ishte dalë publikisht, si në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Gallap, vepronte njësia guerile “BIA”, e cila komandohej nga Salih Mustafa i njohur me nofkën Cali.
Përkujdesjes shëndetësore për ushtarët e UÇK-së në këtë zonë ishte kushtuar kujdes i veçantë, dhe kështu ishin shënuar rezultate të konsiderueshme në këtë aspekt sidomos nga Dr. Skënder Murati, i cili kishte krijuar ekipin e tij mjekësor.
Në rrethana të reja, gjithherë duke u mbështetur në përgjegjësinë e ZOLL-it, mbi të gjitha më qëllim që gjithçka të funksionojë në aspektin vertikal dhe horizontal të komandimit. Më 18 korrik 1998, mbahet mbledhja e formimit të Shtabit të Zonës Operative të Llapit. Takimi udhëhiqet nga Rrustem Mustafa-Remi. Të pranishëm ishin: Kadri Kastrati, Nuredin Ibishi, Latif Ashi, Sejdi Rama, Avdi Kiçmari, Muhamet Latifi, Skënder Murati dhe Hamit Hamiti. Në këtë mbledhje u morën kët vendime: Formimi i Shtabit të ZOLL-it, Komandant emërohet Rrustem Mustafa-Remi; Formimi i Brigadës së Parë dhe të Dytë (të cilat më vonë emërohen Brigada 151 dhe 152), Komandantë emërohen Nuredin Ibishi dhe Idriz Shabani; Formimi i Policisë Ushtarake, Komandant emërohet Hamdi Berisha dhe Njësisë Speciale, Komandant emërohet Avni Ajeti. Më vonë formohet edhe Brigada 153, Komandant emërohet Adem Shehu.
Në Zonën Operative të Llapit u zhvilluan disa beteja, shumë luftime e operacione ushtarake, ndër të cilat veçojmë: Betejën e Kaçanollit (15-18 shtator 1998), Beteja e Dhjetorit (24-27 dhjetor 1998), Beteja e Lkesanit (9 janar 1999), Beteja e Majacit (27 janar 1999), Beteja e Prapashticës (7 prill 1999) etj.
Gjatë luftimeve në ZOLL ranë heroikisht 154 ushtarë të UÇK-së, ndërsa 181 u plagosën.

Zona Operative e Nerodimës fillimisht shtrihej nga fshatrat e Drenicës: Shalë, Fushicë, etj., e deri në Glloboçicë. Më vonë do të shtrihej nga Gryka e Carralevës e gjerë të Glloboçica. Kjo zonë përfshinte territorin e këtyre komunave: të Lipjanit, të Shtimes, të Ferizajt, të Kaçanikut dhe të Shtërpcës. Në qershor të vitit 1998, me vendim të ShP të UÇK-së, Shukri Buja emërohet komandant i Zonës Operative të Nerodimës. Me vendim të ShP të UÇK-së, ata vendosën në Kleçkë prej nga do të përgatitshin për të bërë organizmin e formacioneve të UÇK-së për Zonën e Nerodimës. Pasi marrin një përvojë të organizmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatrat e Drenicës (që ishin nën administrimin e Lypjanit) në Shalë, Krojmir etj., ku kishte një organizim të mirë të UÇK-së, organizim ky që shtrihej në Grykën e Carralevës, të fshatrave malore të Shtimes, Ferizajt dhe Kaçanikut, ata u vendosën në fshatin Mollapolc të Shtimës. Bazë e parë e UÇK-së për atë anë ishte familja e “Plakut” Ahmet Mujota, prej ku bëhej organizimi dhe koordinimi i formacioneve ushtarake të UÇK-së. Në Mollapolc, Shukri Buja, Agim Bajrami dhe Imri Ialzi i ndajnë detyrat e veprimit: për Shtime e Lypjan caktohet Shukriu, për Kaçanik Agim Bajrami,  ndërsa për Ferizaj Imri Ilazi. Për Ferizaj fillimisht ishte i ngarkuar Rexhep Bislimi i cili pas fillimit të luftës burgoset dhe pas 6 dite vdes në tortura. Pas shtrirjes me sukses të formacioneve të UÇK-së në ketë zonë kontribuon shumë Ahem Qeriqi, Heset Sahiti, Fitim Selimi, Ramiz Qeriqi “Luani” në komunën e Lypjanit e në Shtime, Fehmi Mujota e Ruzhdi Salihu, në Ferizaj, Ilmi Reçica, Sami Hajrullahu, Naim Beka, Rexhep Bislimi, Qamil Xhemajli etj. Agim Bajrami kishte shtrirë ndikimin në shumë fshatra të Kaçanikut. Pas një pune të frytshme armiku i bie në gjurmë veprimtarisë së Agimit, komandant “Zefit”, i ngritin pusi, dhe pas një lufte të pabarabartë por heroike ai vritet. Në këtë Zonë luftimet më të ashpra janë zhvilluar në Grykën e Carralevës, e mbyllur për armikun më 1 korrik 1998. Luftimet janë bërë në Jezerc, beteja e 26,27 dhe 28 shtatorit 1998, në Reçak, masakra e 15 janarit 1999 dhe luftimet e Kaçanikut. Në luftimet në Jezerc, ku është zhvilluar njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, kanë rënë heroikisht vëllezërit: Bajram e Gursel Sylejmani nga Sadovina e Vitisë dhe Sejdi Sejdiu nga Jezerci. Në mbrojtje të Reçakut ka rënë komandanti i Brigadës, Ahemt Kaçiku, në mbrojtje të Kaçanikut ka rënë Qamil Ilazi, komandanti Brigadës. Këto rënie janë dëshmi e gjallë se komandantët e UÇK-së nuk komandonin nga bunkerët në prapavijë, por në vijat e para të frontit. Kështu ishte në të gjitha ZO të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e komandantëve në vijat e para të frontit është vlerë e veçantë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zona Operative e Karadakut është njëra nga zonat me aktivitetin më të kufizuar ushtarak gjatë luftës çlirimtare të organizuar dhe të udhëhequr nga UÇK-ja. Krahasuar me periudhën e para viteve ’90, kur lëvizja atdhetare kishte një ngecje të dukshme, bile edhe të pakuptimtë. Këtu ndoshta kanë mundur të ndikojnë disa faktorë, si: veprimtarët e kësaj zone si shumë e patën ushqyer pacifizmin, i patën lënë pak hapësirë mendimit të kundërt, në vitet e para të ekzistimit të UÇK-së këtu nuk është bërë asnjë aktivitet ushtarak. ShP i UÇK-së duke i parë këto pengesa, ngathtësinë e shtrirjes dhe mungesën në armatim, këtë zonë e la edhe si vijë për furnizim. Vetëm pas shpërthimit të luftës në Drenicë, ka qenë shtuar interesimi dhe inkuadrimi i njerëzve në radhët  e UÇK-së. ShP i UÇK-së ishte mjaftë i interesuar për të filluar organizmin ushtarak në atë anë. Për këtë punë do të ngarkohet Jakup Krasniqi, pasi kishte lidhje të mira me disa veprimtarë të viteve ’70-ta e të ‘80-ta. Fillimisht për këtë gjë kishte biseduar me Ilmi Ramadanin (dy herë i burgosur politik), i cili gjithnjë ishte i gatshëm për veprimtari në shërbim të popullit e të atdheut. Ilmiu do të shkojë në Gjilan dhe do të marrë kontakte me Abdullah Tahirin, Ahmet Isufin dhe Shemsi Sylën. Abdullah Tahiri u tregua më i gatshmi dhe më entuziasti për t’u angazhuar në organizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me ndërmjetësimin e Ilmiut, Abdullah Tahiri, Ahmet Isufi e Shemsi Syla do të vijnë në ShP, ku kishin biseduar gjerë e gjatë për organizmin e UÇK-së në këtë Zonë. Pas dy a tri netësh sa qëndruan në Drenicë, kthehen në Gjilan për t’u marrë me organizmin ushtarak. Pas eskalimit të luftës, sidomos ofensivës së verës së vitit 1998, këta do të vihen në lidhje me NZOLL-in. Këto lidhje do t’i mbajnë deri në fund të vitit 1998. Në fillim të vitit 1999 komandant i Zonës do të emërohet Ahmet Isufi. Si kudo, edhe këtu është ndjerë mungesa e madhe e mjeteve financiare, mjete që ishin bllokuar nga e qeveria e Bukoshit.