Name :*
SurName :*
Password :*
Confirm the password :*
:
:
:
 
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
Historia e familjes Jashari

Çlirimi i Kosovës është vepër e disa brezave të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar. Lëvizja Kombëtare për çlirim nga pushtuesi serb ka kontiunitetin që nga viti 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër[1] padrejtësisht përgjysmoi Shqipërinë dhe la jashtë kufijve të saj më shumë se gjysmën e popullit shqiptar.

            Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët përveç ëndrrës për çlirim e bashkim kombëtar, patën krijuar edhe iluzione të ushqyera si nga e djathta ashtu edhe nga e majta se pas Luftës do të bashkoheshin tokat shqiptare dhe do të formohej Shqipëria etnike. Për këtë çështje nuk kanë munguar as përpjekjet, fillimisht nga e djathta shqiptare një pjesë e së cilës kishte rënë në prehrin e fashizmit dhe nga e majta shqiptare, bile edhe ajo jugosllave se pas Luftës Nacionalçlirimtare[2] Kosova do t’i bashkohej Shqipërisë.[3] Mbi bazën e këtij deklarimi, Këshilli Nacionalçlirimtar për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit[4], në Konferencën e Bujanit të 31 dhjetorit 1943 e 1 e 2 janarit 1944[5] ishte deklaruar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Këto iluzione do të shuhen më 8-10 korrik 1945, kur në Konferencën e Komitetit Krahinor në Prizren[6] u vendos që Kosova t’i aneksohej Serbisë[7] me arsyetimin se Serbia ishte më e zhvilluar dhe kishte mundësi më shumë se Shqipëria t’i ndihmonte zhvillimit ekonomik të Kosovës?! Kështu Serbia zyrtarizoi pushtimin e ri mbi Kosovën, por në asnjë kohë nuk arriti ta shuaj ëndrrën e shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar.

            Pas Luftës së Dytë Botërore[8], Lëvizja Kombëtare për çlirim e bashkim kombëtar edhe pse në kushte të vështira, të një robërie të egër, të një pushtimi klasik, të një terrori shovinist e komunist jugosllav, në asnjë kohë nuk e ndali veprimtarinë politike shovinist e komunist jugosllav, në asnjë kohë nuk e ndali veprimtarinë politike në kushte klandestiniteti. Kjo veprimtari e Lëvizjes Kombëtare, kulmin e saj të organizimit e të veprimit e arrin në tri dekadat e fundit të shekullit XX. Maja e kësaj Lëvizje pa dyshim është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila duke qenë një instrument i fuqishëm i bashkimit përtej të djathtës e të majtës shqiptare, bile edhe përtej shqiptarëve, arriti ta realizojë një pjesë të madhe të aspiratës kombëtare. Fitorja që arriti populli shqiptar, i ndihmuar nga komuniteti ndërkombëtar në qershor të vitit 1999 është fitore e madhe. Vetëm idealistët e kishin besimin e patundur në këtë fitore, prandaj i kishin hyrë planifikimit, organizimit dhe veprimit të guximshëm ushtarak për çlirimin e Kosovës.  

            Është e natyrshme që në këtë planifikim e realizim të madh kombëtar, organizata dhe individë të ndryshëm të kenë pasur ndikimin dhe kontributin e tyre të pa mohueshëm. Shikuar në këtë rrafsh, ndikimi i familjes Jashari ka të veçantat e saj dalluese, të pa krahasueshme, unikate dhe përcaktuese në këtë fitore të madhe kombëtare të arritur në kapërcell të shekullit të kaluar.

            Nga fillimi i shek. XX, Drenica bëhet një nga qendrat e Lëvizjes Kombëtare për çlirim. Në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të shekullit të kaluar, Prekazi është dalluar për veprime të guximshme e të rëndësishme kombëtare. Historia na tregon për qëndresën burrërore të Ahmet Delisë i cili me sëpatë u ndesh suksesshëm me bandat çetnike serbe. Kjo qëndresë do të përcillej edhe gjatë viteve të Lëvizjes Kaçake[9] dhe më pas në Luftën e Drenicës, 1944 – 1945.[10]

            Prekazi u dallua edhe në vitin e parë të Pranverës shqiptare, kur më 13 maj 1981, Tahir dhe Nebih Meha luftuan trimërisht kundër njësive speciale jugosllave. Në këtë kohë në skenë nis të dalë familja Jashari, Shaban Jashari me të bijtë, Hamzën dhe Ademin, të cilët mbi varret e dëshmorëve, Tahir e Nebih Meha, betohen[11] se do të vazhdojnë luftën për çlirimin e bashkimin e kombit. Gjenealogjia e familjes Jashari është e vjetër Prekazi i Poshtëm përbëhet prej katër lagjeve: lagjja Jasharaj, Kodra, Meha dhe Lushtaku. Tri lagjet e para janë krijuar prej tre vëllezërve: Jasharit, Kadriut dhe Mehës, prandaj edhe janë të një gjaku, ndërsa Lushtakët janë të ardhur më vonë në Prekaz. Jashari ka pasur tre djem, ndërsa familja e Adem Jasharit, rrjedh prej djalit të tretë të Jasharit, Muratit, prej të cilit pastaj janë krijuar brezat e tjerë të familjes tonë: Fazliu, Murati, Shabani. Shabani (Murat) Jashari, ishte martuar me Zahiden, dhe i kanë lindur tre djem: Rifati, Hamza dhe Ademi.[12] Kështu, trungu i familjes Jashari vazhdon të zgjerohet dhe të shtohet dita ditës duke u ripërtërirë breza të tërë.

Mirëpo, Shaban Jashari dashurinë për komb e atdhe e kishte shfaqur që në vitet 50 të shekullit të kaluar, por rezistenca më serioze, më publike e familjes Jashari që do të marr dhenë ndodh në dhjetor të vitit 1991, kur me armë u ndeshën me forcat policore serbe. Në mëngjesin e 30 dhjetorit, forca të mëdha policore serbe ia kishin mësy Jasharëve për të burgosur Adem Jasharin dhe formacionin e tij të armatosur. Në histori ka edhe ngjarje të rastësishme, por kjo e familjes Jashari, për Adem Jasharin dhe formacionin e tij të armatosur nuk ishte rastësi, ishte ngjarje e pritur, e përgatitur, e planifikuar dhe e realizuar suksesshëm.

            Adem Jashari vite më parë ishte i organizuar në Lëvizjen Kombëtare, në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës më vonë të quajtur LPK[13]. Në fillim të viteve ’90, i kishte mbaruar përgatitjet ushtarake në Shqipëri me qëllim formimin e Ushtrisë së Kosovës për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës dhe viseve tjera me Shqipërinë. Këtij qëllimi Adem Jashari dhe familja e tij do t’i qëndrojnë besnik e konsekuent deri në rënien e tyre të lavdishme me 5,6 e 7 mars 1998. Për këtë qëllim të lartë njerëzor, politik e kombëtar Adem Jashari e kishte bekimin e prindërve, mbështetjen e vëllezërve dhe miratimin e tërë familjes Jashari. Këtë gatishmëri, këtë guxim e qëllim nuk e kishin për hir të interesit të ngushtë familjar, apo ndonjë interes tjetër meskin, sepse ishin të vetëdijshëm se gjithçka që po bënin, po e bënin për interesin e kombit e të atdheut. Familja Jashari, ishte e vetëdijshme për shkallën e rrezikshmërisë, por me ndërgjegje të lartë dhe e bindur se pa luftë, pa gjak e flijime të dhimbshme nuk ka e nuk mund të kishte lirim dhe bashkim kombëtar, hyri në veprime luftarake e vetëmohuese, për të bërë kthesë historike në Lëvizjen tonë kombëtare. Këtë gatishmëri e guxim të ndërgjegjshëm familja Jashari e tregoj disa herë, më 30 dhjetor të vitit 1991, më 22 janar 1998, dhe së fundi në Marsin e lavdisë e të krenarisë kombëtare, në marsin e mobilizimit e të masivizimit të shqiptarëve për luftën çlirimtare.

          Më 30 dhjetor 1991, qëndresa në familjen e Shaban Jasharit, nga formacioni i armatosur i Adem Jasharit, në historinë më të re të Kosovës paralajmëroi fuqishëm daljen në skenë të organizimit më të lartë kombëtar, politik e ushtarak për çlirimin dhe bashkimin e kombit tonë.[14] Të gjitha formacionet e armatosura e çlirimtare të formuara më vonë në hapësirat tona kombëtare, do ta pinë ujin e frymëzimit në këtë gurrë të pashtershme shqiptare, e cila do të shërbejë në çdo kohë për edukimin e liridashësve dhe të atdhedashësve të çdo brezi. Në familjen Jashari po niset një fillim i ri dhe i vështirë për të gjithë në Kosovë. Atë ditë do të maltretohej e gjithë familja dhe lagja e Jasharëve. Maltretimi, përbuzja dhe nëpërkëmbja e shqiptarëve po shtrihej gjithandej Kosovës. Të pakt ishin ata që nuk donin ta shihnin e ta ndjenin poshtërimin e përditshëm që u bëhej shqiptarëve. Nga 30 dhjetori i vitit 1991 lagjen e Jasharëve, e veçanërisht familja e Shaban Jasharit vazhdimisht është vëzhguar nga forcat policore dhe ushtarake të armikut, por Jasharët vazhdonin të jetonin me krenari në shtëpitë e tyre, në pronën e tyre, në Kosovën e tyre. Gjatë gjithë kësaj kohe, me ndonjë mungesë të shkurtër, familjes Jashari dhe Prekazit i bënte roje vigjilente formacioni i armatosur i Adem Jasharit. Në Prekaz asgjë nuk po zhvillohej spontanisht apo rastësisht. Familja Jashari vazhdonte jetën nën shtetrrethim të plotë, por e bindur në fitore.

           Një ngjarje tjetër e rëndësishme në historinë e familjes Jashari që tregoi vitalitetin e mobilizimit luftarak të kësaj familje të madhe shqiptare, është ai i 22 janarit të vitit 1998.[15] Atë ditë ndodhi sulmi i diversantëve serbë mbi këtë familje liridashëse, me synimin kryesor zhdukjen e familjes dhe të rezistencës së shqiptarëve për liri. Siç kanë treguar ata që e kanë përjetuar, sulmi ishte i rrufeshëm por edhe përgjigjja ishte e rrufeshme. Sulmi i diversantëve serbë, familjen Jashari nuk e gjeti të befasuar, përkundrazi mobilizimi ishte i shpejt, i guximshëm dhe mjaft profesional. Ky mobilizim i familjes Jashari është një vlerë shtesë e kësaj familje atdhetare me përgatitje të lartë ushtarake. Një sulm i tillë, diversant dhe i befasishëm do ta gjente në befasi edhe një garnizon ushtarësh profesionistë, por jo familjen Jashari. Diversantët e gjetur në befasi ikin tinëzisht e më “bisht nën shalë”. Kurse, nga Jasharët mbeten dy vajza të plagosura.

            Ky sulm ishte një paralajmërim tjetër serioz se Serbia po përgatitej për të ushtruar dhunë në çdo familje shqiptare dhe për t’i luftuar shqiptarët kudo në Kosovë. Drenica dhe tërë Kosova ishin vënë nën rrethim të hekurt. Politika shqiptare në Prishtinë vazhdonte të ishte vetëm në vëzhgim pasiv. Rreziku për luftë, për masakra e dhunë serbe ishte kudo. Ngjarjet që rrjedhin në vazhdim do ta vërtetojnë këtë.

            Pak më shumë se një muaj, pas sulmit diversant serb mbi familjen Jashari, më saktë më 28 shkurt e 1 mars 1998[16] ndodhi sulmi dhe masakra serbe në Qirez dhe në Likoshan të Drenicës.[17] Gjatë këtij sulmi brenda dy dite u vranë 24 veta, kryesisht njerëz të paarmatosur e civil. Humbje patën shumë familje të këtyre fshatrave, por fatkeqësia më së rëndi goditi familjen Ahmeti nga Likoshani dhe atë Sejdiu nga Qirezi. Me këto sulme, Serbia po godiste bërthamën e shoqërisë shqiptare – familjen. Pas masakrës së Qirezit e të Likoshanit, makineria policore dhe ushtarake serbe do të sulmoj Jasharët e Prekazit, me qëllim likuidimin e familjes Jashari, likuidimin e bërthamës së UÇK-së dhe komandantit të saj Adem Jashari. Armiku synonte që pas kësaj në Kosovë të sundonte frika nga dhuna, terrori e masakrat serbe dhe kështu të shuheshin përpjekjet e shqiptarëve për liri e shtet kombëtar.

            Më 5, 6 e 7 mars 1998[18], familja Jashari për të tretën herë, me forca të mëdha policore dhe ushtarake sulmohet nga shteti i Serbisë. Kaq seriozisht e kishte marrë Serbia luftën me Jasharët legjendar. Serbia në Kosovë ka vrarë, ka masakruar, përgjysmuar e shuar shumë familje shqiptare, pse ishin shqiptare, pse Serbia kërkonte dëbimin dhe shfarosjen e tyre dhe planifikonte përjetësimin e sundimit serb mbi Kosovën. Sulmi mbi familjen Jashari, nuk u bë vetëm pse ishte shqiptare, por pse pjesëtarët e saj ishin luftëtarë, pse ishin bërthama e UÇK-së, pse ishin shembulli i familjes liridashëse, pse Serbisë i kishin shkaktuar humbje dhe kërkonte të hakmerrej mbi një familje për të përhapur tmerr e frikë në çdo vatër shqiptare. Sulmi në familjen Jashari nuk kishte vetëm qëllimin e zhdukjes së një familje shqiptare dhe vrasjen e komandantit të UÇK-së, por qëllim kryesor kishte vrasjen e guximit të shqiptarëve për të luftuar për çlirim e bashkim kombëtar. Edhe në sulmin e marsit si në sulmet tjera familja Jashari nuk u kap në befasi. Sulmit iu përgjigjën përsëri nga “shtatë deri në shtatëdhjetë”, një traditë e vjetër kjo shqiptare. Asnjë anëtar i familjes Jashari nuk është viktimë, të gjithë janë kapedanë dhe heronj: Luftëtari i fundit i rënë, i njëzet, nga familja Jashari, sipas të dhënave ishte Kushtrim Adem Jashari[19] i moshës 13 – 14 vjeçare. E tillë ishte shkolla e edukimit atdhetar në familjen Jashari të Prekazit të Drenicës. Një shkollë që do të mbahet mend brez pas brezi dhe përjetësisht.

            Mund të përfundojmë me plotë të drejtë se Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të përbotshme, për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së, ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare, për mbështetjen e kësaj lufte nga faktori ndërkombëtar si dhe ka merita të pakrahasueshme për lirinë, dhe mbarësinë kombëtare, për Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik. Familjet e tilla nderojnë secilin komb, por jo të gjitha kombet kanë madhështi të tilla.

            Në çdo përvjetor, Jasharët që mbijetuan, Jasharët e ripërtërirë, në fytyrat e tyre nuk kanë ngrysje, lot e zhgënjim; në çdo fytyrë të Jasharëve sheh dashuri, bujari krenari për fitoren e arritur kombëtare. Edhe në këtë rrafsh, edhe në Kosovën e re Jasharët dëshmojnë dhe rrezatojnë veçantinë e tyre familjare të trashëguar, që është për tu lakmuar nga të gjithë shqiptarët kudo që janë.

[1] Konferenca e Ambasadorëve në Londër i filloi punimet me 17 dhjetor 1912-29 korrik 1913. Për më tepër shih: Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, Tiranë, 1978, f. 410-412 ; Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare, Tiranë, 2003, f. 164-165; Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, II, Tiranë, 1984, f. 278-280; Arben Puto, Shqipëria politike 1912-1939, Tiranë, 2009, f. 80-82; Norman Rich, Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914, Tiranë, 2006; Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX-të, Tiranë, 2004; Historia e Popullit Shqiptar II, Tiranë, 2002, f. 508-510; Historia e Popullit Shqiptar III, Tiranë, 2007, f. 34-35; Serge Metais, Histori e Shqiptarëve nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës, Tiranë, 2006, f. 274-275; Peter Bartl, Shqiptarët, Tiranë, 2008, f. 147; Thoma Murzaku, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, Tiranë, 1987, f. 298-299; Skënder Rizaj, Falsifikimet e historiografisë serbe, Prishtinë, 2006, f. 29; Eqrem Zenelaj, Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikës së Austro-Hungarisë (1699-1918), Prishtinë,2010, f. 464-478; Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, 1986; Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë, 1990, f. 145-148; Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë 1912-1939, I, Shkodër, 2006, f. 70-82; Marenglen Verli, Kosova në fokusin e historisë, I, Tiranë, 2000-2002, f. 91-124.

[2] Për më tepër shih: Ali Hadri, Lëvizja Nacional Çlirimtare në Kosovë (1941-1945), Prishtinë, 1971.

[3] Për më tepër shih: Ana Lalaj, Kosova, rruga e gjatë drejt vetëvendosjes, Tiranë, 2000, f. 31-33.

[4] Për më tepër shih: Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës, shtator 1944-korrik 1945, Tiranë, 1994, f. 160-162; Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë, 1997, f. 269-270.

[5] Për më tepër shih: Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 2001, f. 320-321; Gani Perolli, Konferenca e Bujanit, New York, 2002;

[6] Për më tepër shih: Sami Repishti, Fryma e LSHP dhe evolucioni politik i Kosovës në LSHP, Romë, 1978, f-127-128; Sabile Keçmezi-Basha, Lëvizjet ilegalepatriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947, Prishtinë, 1998.

[7] Për më tepër shih: Rexhep Qosja, Çështja shqiptare, historia dhe politika, Prishtinë, 1994, f. 194-196; Lefter Nasi, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë, 1990, f. 409; Sabile Keçmezi-Basha, Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945-1990, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2009, f. 36-45.

[8] Për më tepër shih: Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997.

[9] Për më tepër shih: Limon Rushiti, Lëvizja Kaçake në Kosovë, (Temë doktorature), Prishtinë, 1979; Limon Rushiti, Kujtime për Lëvizjen Kaçake në Kosovë, Prishtinë, 2003; Fazli Syla, Poezia popullore shqiptare e kaçakëve, Prishtinë, 1982.

[10] Për më tepër shih: Muhamet Mjeku, Lufta eDrenicës, Prishtinë, 1991

[11] Për më tepër shih: Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët, histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta, Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari,Prishtinë, 2003.

[12] Po aty, f. 9-17.

[13] Për më tepër shih: Jakup Krasniqi, Kosova në kontekst historik, Prishtinë, 2010, f. 57-59; Fazli Veliu, LPK dhe UÇK: Një emblemë, një qëllim, Tiranë, 2001, f. 73-87.

[14] Për më tepër shih: Jakup Krasniqi, Kthesa e Madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2006, f. 20.

[15] Po aty, f. 24, 52.

[16] Për më tepër shih: Jakup Krasniqi, Kthesa e Madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2006, f. 69-72.

[17] Ibrahim Çitaku, Drenica 1991-1999, Prishtinë, 2004, f. 207-208.

[18] Kjo betejë njihet edhe si Epopeja e UÇK-së, që simbolizon sakrificën dhe flijimin e Adem Jasharit dhe familjes së tij në mbrojtje të atdheut, familjes dhe pragut të shtëpisë.

[19] Bardh Hamzaj, Faik Hoti, Jasharët, histori e rrëfyer nga Rifat, Besarta, Bashkim, Murat dhe Lulzim Jashari, Prishtinë,2003.

Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
Numri i komenteve: 2
Sevdije
06.02.2012 | 03:33
ne qofte se ka mundesi te me siguroni pak informacion per Kushtrim Jasharin (djali i cili ishte deshmori i fundit )
atdhe
11.11.2011 | 22:50
kjo faqe ka nevoj per nje sponzorim te fort dhe dizajn dhe gjdo gje me te mire se e meriton ky legjend me pas diqka te veqant.. :(:( te lutem mos e lej kaq te thjesht kete web faqe...
Name
Content
Ne mbajmë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e portalit.

Shabani ka lindur në vitin (1924). Shabani ishte bujk. Mirëpo, pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmit. Edhe nëna e Ademit, Zahidja rridhte nga një familje e njohur atdhetare e galicajve.
Kur Shabani kthehet nga ushtria, fillon të punojë si mësues në Skenderaj deri kur burgoset nga pushteti me akuzën se ka qenë "i papërshtatshëm. Në kohën kur ishte burgosur Shabani i kishte pasur 28 vjet.
Pas burgimi të Shabanit, Murati u ballafaqua çdo herë me vështirësi të mëdha, duke filluar nga problemet ekonomike, presionet e ndryshme e deri te izolimi i tij nga pushteti dhe rrethi për gjashtë vjet me radhë.
Shabani, gjithmonë ka qenë i përcjellur dhe i ndjekur nga pushteti, deri në momentin e fundit të jetës së tij. Pushteti e ka pasur parasysh atë si mësues e intelektual që ishte në atë kohë në Drenicë, prandaj UDB-në, e kanë penguar dy gjëra; e para, pse babai mësonte drejt fëmijët e tij, dhe e dyta, autoriteti i madh që kishte në Drenicë. Prandaj, pushteti ka dashur ta dërgojë atë për të punuar si mësues në Gjilan, në Gollak, por ai nuk kishte pranuar.
Më së shumti ka punuar në Tërdec, Obri, Prekaz, Klinë, Prelloc, Skënderaj, etj.Si mësues ka punuar prej vitit 1949-1952, kur edhe burgoset nga pushteti iatëhershëm.
Edhe gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, thuhet se Shabani se ka pasur shumë probleme si me serbët ashtu edhe me partizanët.
Ai i ishte bashkangjitur prej fillimit e deri në fund Shaban Polluzhës.
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, problemet me pushtetin megjithatë nuk marrin fund, por veç sa vijnë e shtohen.

Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Ishte djali i dytë i mixhës Shaban.
Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike.
Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj. Më 30 janar 1991 iubashkëngjit të vëllait dhe s’ju nda deri në vdekje.
Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur. I pëlqente shumë edhe teatri, gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.
Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë.  Ranë e shoqja e Hamzës dhe  pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan  luftën Bekimi de Besarta.
Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave.
Në vitin 1973, Hamza e pati mbaruar shërbimin ushtarak me  garancionin e Rifati,  shkoi e ndejti nja 5 muaj në Gjermani, por nuk dëshiroj të rrijë më shumë dhe tha: "Gjermania s’qenka për mua". U kthye prej atje dhe u punësua në Fabrikën e Municionit, ndërsa Rifati  mbeti edhe më tej atje. Thjesht Hamzën nuk e ka tërhequr kurrë gurbeti dhe vendi i huaj.
Hamza së bashku me Riftain shkojnë ë Turqi për të marrë pamfletë, ku në ato pamflete shkruante kryesisht  “Kosova Republikë”.

Adem Jashari u lind më 28 Nëntor 1955 në Prekaz, Komuna e Skenderajt. Ademi ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Adem Jashari mësimet e para i mori në vendlindje kurse shkollimin e mesëm e përfundoi në Skenderaj. Adem Jashari, ishte edukuar në një frymë atdhetare në rrethin familjar, ngase Babai i Adem Jasharit, Shaban Jashari, ishte mësues në disa fshatra të Drenicës. Misioni i mësuesit, ishte obligim moral, kombëtar dhe atdhetar që Shaban Jashari e vazhdoi dhe e aplikoi edhe tek fëmijët e tij dhe të shumë breza më radhë, për të arsimuar dhe edukuar gjenerata të tëra në frymën e atdhedashurisë dhe duke kultivuar dhe ngritur vetëdijen kombëtare. Akti i flijimit të Ahmet Delisë, ishte edhe një mësim shtesë për të dëshmuar veprën heroike të bashkëvendësve që kishin filluar prej kohësh duke kundërshtuar me armë bandat çetnike serbe. Kështu, këtë mesazh më së miri e kuptoi djali i tij Ademi, i cili që në moshën rinore u angazhua në veprimtarinë patriotike-ilegale duke marrë pjesë aktive në demonstratat e pranverës së vitit 1981. Menjëherë pas kësaj, një ngjarje tjetër që i jepi të kuptoj Adem Jasharit dhe familjes së tij, se pushteti serb nuk duhet lejuar që të zgjasë sundimin e tij, ishte edhe rezistenca e Tahir e Nebih Mehës kundër forcave ushtarako-policore jugosllave. Ky akt i flijimit për atdhe, i Tahir e Nebih Mehës la mbresa të thella në shpirtin dhe vendosmërinë e Shaban, Adem dhe Hamëz Jasharit, të cilët në ceremoninë e varrimit të këtyre dëshmorëve, u betuan para trupit të Tahir Mehës se “Luftënqë nise ti, do ta vazhdojmë ne, deri në pikën e fundit të gjakut.” Përcaktimi për t’u flijuar për atdhe ishte akti më sublim i Adem Jasharit dhe familjes së tij. Kjo dëshmon se cili ishte orientimi i tij në kërkim të shtigjeve të lirisë dhe se si duhet bërë përpjekje dhe sakrificë për ta çliruar vendin nga dhuna dhe terrori i pushtetit serb. Kështu, veprimtaria atdhetare e Adem Jasharit, që në vitet e 80-ta kishte filluar që të marr kahe të reja duke u bërë anëtar i organizatave patriotike-ilegale të kohës. Gjatë kësaj periudhe kishte shpërndarë trakte, përmes të cilave kërkohej mobilizim i popullit për çlirim. Në grupin e Adem Jasharit bënin pjesë edhe atdhetarët si: Ilaz Kodra, Jakup Nura, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Fadil Kodra etj. Ndërsa, Adem Jashari për veprimtarinë e tij atdhetare e kombëtare do të shquhet për organizimin e protestave të fuqishme që u bënë në Skënderaj më 1989, në shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj ndryshimit të amendamenteve kushtetuese dhe suprimimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, nga ana e Serbisë.
Si vazhdim i aktivitetit kombëtar, në vitin 1989 filloi të bëhet shkrirja e disa grupeve patriotike të ndryshme atdhetare brenda e jashtë Kosovës në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Veprimtarët e LPK-së do të bëhen prijatar të lëvizjes çlirimtare gjithëpopullore dhe njëherit edhe të asaj për pajtimin e gjaqeve. Mirëpo, pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Ky fenomen u pasqyrua sidomos pas vitit 1990 kur Adem Jashari kryen një aksion të armatosur mbi stacionin e policisë në Skenderaj, me ç’rast plagos një polic serb. Aksione të tjera në të cilat objekt sulmi janë patrullat serbe dhe stacionet e policisë, që merr pjesë vetë Adem Jashari me të tjerët janë edhe ato në Mitrovicë, tek Ura e Gjakut, në Shipol, në Runik, në Drenas etj. Kurse me urdhrin e tij janë bërë aksione të armatosura në Shtime, Prizren, Klinë etj. Vija e veprimit të këtij formacioni të armatosur është mbajtur në relacionin Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, që nga vitet 1990. Për dallim nga disa grupe të tjera që kishin ushtruar po ashtu në poligonet ushtarake të Shqipërisë, i vetmi formacion (bërthama) i Adem Jasharit nuk ishte shpërbërë. Një grup veprimtarësh nga Deçani arrestohet, kurse grupet tjera nuk janë të zëshme.

Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur. Në këtë grup bënin pjesë Adem Jashari, i cili i printe grupit, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Fadil Kodra dhe Murat Jashari. Pas përfundimit të stërvitjes, ky grup kthehet në Drenicë më 7 dhjetor 1991, i pajisur me armatim. Ky grup kishte për detyrë t’i zgjerojë radhët.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Por, këta veprimtarë nuk ishin armatosur dhe nuk kishin stërvitur për t’u dorëzuar, siç shprehej vetë Adem Jashari.

Adem Jashari, vëllai i tij që kishte qëlluar në pushime, Rifati, Hamëz Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra dhe Sahit Jashari, vendosin që të luftojnë dhe ta çajnë rrethimin me çdo kusht. Pavarësisht se policia kishte angazhuar numër të madh njerëzish, madje edhe teknikë të rëndë, autoblinda dhe helikopterë, pas rezistencës së grupit, nuk arrin t’i mposhtë luftëtarët. Kjo ngjarje bëri jehonë të madhe. Nga shumë anë të Drenicës, atë ditë dhe atë mbrëmje kishin lëvizur njerëz që ishin të gatshëm për t’iu bashkangjitur rezistencës së Prekazit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalietet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Me 5 prill 1993, në shtëpinë e Adem Jasharit është mbajtur një takim i rëndësishëm. Përveç pjesëtarëve të formacionit të armatosur të Adem Jasharit, në këtë takim kishte edhe veprimtarë politikë. Në këtë takim vendoset që të zgjerohet formacioni ushtarak. Pikërisht në këtë takim Adem Jashari propozon që aksionet që kryheshin në Kosovë, të bëhen në emër të “Ushtrisë së Kosovës”. Në këtë takim vendoset që Komandant i Ushtrisë së Kosovës, të emërohet Adem Jashari. Sulmet mbi forcat policore serbe tashmë kanë një koordinim. Nga koordinimi, zgjerimi dhe strukturimi i grupeve të armatosura krijohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1993).

Adem Jashari së bashku me Hamzën dhe me shumë bashkëluftëtarë edhe në vitet e më vonshme u organizuan edhe më shumë dhe ndërmorën disa aksione kundër ushtrisë dhe të policisë serbe. Për këtë veprimtari atdhetare e kombëtare pushteti serb kishte organizuar edhe procedura penale, ku nga gjykata e Qarkut e Prishtinës, në mungesë, më 1997 shqiptohet dënimi me burg prej njëzet vjet për Adem Jasharin, Ilaz Kodrën, Sahit Jasharin, Fadil Kodrën, Jakup Nurën, Zenun Kodrën dhe Rexhep Selimin, ndërsa me 10 vjet “dënohet’’ Hashim Thaçi. Më këtë rast mund të themi se Adem Jashari ka qene i dënuar jo me 2O, por me 6O vjet burg, pasi që Serbia e kishte dënuar atë tri herë me nga 2O vjet burg në mungesë: në vitin l99l, pastaj me l996, dhe se fundi me l997.

Njësiti luftarak i Prekazit, identifikohet me emrin e Adem Jasharit, në saje të cilësive të larta strategjike, luftarake, në saje të karakterit dhe tipareve të tij ushtarake. Të gjithë njerëzit e interesuar që përmes kryengritjes së armatosur ta zgjidhin problemin e Kosovës ishin të interesuar të kontaktonin personalisht me Adem Jasharin, i cili tashmë, vite e vite qëndronte në Kosovë, në baza të shumta. Bërthama e tij luftarake, struktura e tij e armatosur ishte e gatshme për t’u rritur dhe për t’u zgjeruar.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe. Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani. Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Më 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci nga Llausha, i vrarë nga forcat serbe që tërhiqeshin pas dështimit dy ditë më parë, UÇK-ja doli hapur në skenën politike dhe ushtarake të Kosovës. Dalja në skenë hapur e UÇK-së bëri që forcat serbe të sigurisë të mos ndjenin siguri në zonën e Drenicës. Ato filluan barrikadimin në punkte të caktuara me përforcime të veçanta. Por, aq sa fuqizohej dhe përhapej struktura e UÇK-së në terren, aq edhe përforcimet serbe shtoheshin. Provokimet dhe tentim sulmet e policisë serbe nuk pushuan.

Policia serbe, me njësitet e saj speciale organizoi një sulm mbi shtëpinë e Jasharëve më 22 janar 1998. Sulmi nisi në orët e hershme të mëngjesit, ishte i rrufeshëm, por hasi në rezistencën dhe gatishmërinë e madhe të familjes Jashari, e cila ishte e përgatitur dhe gjithnjë kujdestaronte ditë e natë. Njësia speciale e komandosëve serbë tërhiqet pas gjysmë ore, sepse anëtarët e familjes Jashari që ishin brenda shtëpisë u kundërpërgjigjën me zjarr. Ishte ky sulmi i dytë i forcave serbe mbi shtëpinë e Adem Jasharit. Në këtë përleshje plagosen dy vajza të reja të Jasharëve.

Si një kundërsulm ndaj aksioneve të forcave serbe, më 28 shkurt 1998, një grup bashkëluftëtarësh të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Kështu, në vitet e 90-ta, Familjen Jashari, ishte bërë objektivi kryesor i sulmeve të forcave ushtarako-policore serbe që ishin dislokuar në Kosovë. Adem Jashari nuk i ndërpreu për asnjë çast aksionet ushtarake kundër forcave policore dhe ushtarake serbe deri në rënien heroike të tij.

Adem Jashari ishte i martuar me Adile Ramën nga Akrashtica dhe kishin pesë fëmijë, (tre djem dhe dy vajza). Lulzimi, Fitimi, Kushtrimi, Shqipja dhe Marigona.