Name :*
SurName :*
Password :*
Confirm the password :*
:
:
:
 
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
:
Adem Jashari

Adem Jashari u lind më 28 Nëntor 1955 në Prekaz, Komuna e Skenderajt. Ademi ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Adem Jashari mësimet e para i mori në vendlindje kurse shkollimin e mesëm e përfundoi në Skenderaj. Adem Jashari, ishte edukuar në një frymë atdhetare në rrethin familjar, ngase Babai i Adem Jasharit, Shaban Jashari, ishte mësues në disa fshatra të Drenicës. Misioni i mësuesit, ishte obligim moral, kombëtar dhe atdhetar që Shaban Jashari e vazhdoi dhe e aplikoi edhe tek fëmijët e tij dhe të shumë breza më radhë, për të arsimuar dhe edukuar gjenerata të tëra në frymën e atdhedashurisë dhe duke kultivuar dhe ngritur vetëdijen kombëtare. Akti i flijimit të Ahmet Delisë, ishte edhe një mësim shtesë për të dëshmuar veprën heroike të bashkëvendësve që kishin filluar prej kohësh duke kundërshtuar me armë bandat çetnike serbe. Kështu, këtë mesazh më së miri e kuptoi djali i tij Ademi, i cili që në moshën rinore u angazhua në veprimtarinë patriotike-ilegale duke marrë pjesë aktive në demonstratat e pranverës së vitit 1981. Menjëherë pas kësaj, një ngjarje tjetër që i jepi të kuptoj Adem Jasharit dhe familjes së tij, se pushteti serb nuk duhet lejuar që të zgjasë sundimin e tij, ishte edhe rezistenca e Tahir e Nebih Mehës kundër forcave ushtarako-policore jugosllave. Ky akt i flijimit për atdhe, i Tahir e Nebih Mehës la mbresa të thella në shpirtin dhe vendosmërinë e Shaban, Adem dhe Hamëz Jasharit, të cilët në ceremoninë e varrimit të këtyre dëshmorëve, u betuan para trupit të Tahir Mehës se “Luftën që nise ti, do ta vazhdojmë ne, deri në pikën e fundit të gjakut.” Përcaktimi për t’u flijuar për atdhe ishte akti më sublim i Adem Jasharit dhe familjes së tij. Kjo dëshmon se cili ishte orientimi i tij në kërkim të shtigjeve të lirisë dhe se si duhet bërë përpjekje dhe sakrificë për ta çliruar vendin nga dhuna dhe terrori i pushtetit serb. Kështu, veprimtaria atdhetare e Adem Jasharit, që në vitet e 80-ta kishte filluar që të marr kahe të reja duke u bërë anëtar i organizatave patriotike-ilegale të kohës. Gjatë kësaj periudhe kishte shpërndarë trakte, përmes të cilave kërkohej mobilizim i popullit për çlirim. Në grupin e Adem Jasharit bënin pjesë edhe atdhetarët si: Ilaz Kodra, Jakup Nura, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Fadil Kodra etj. Ndërsa, Adem Jashari për veprimtarinë e tij atdhetare e kombëtare do të shquhet për organizimin e protestave të fuqishme që u bënë në Skënderaj më 1989, në shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj ndryshimit të amendamenteve kushtetuese dhe suprimimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, nga ana e Serbisë.

Si vazhdim i aktivitetit kombëtar, në vitin 1989 filloi të bëhet shkrirja e disa grupeve patriotike të ndryshme atdhetare brenda e jashtë Kosovës në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Veprimtarët e LPK-së do të bëhen prijatar të lëvizjes çlirimtare gjithëpopullore dhe njëherit edhe të asaj për pajtimin e gjaqeve. Mirëpo, pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Ky fenomen u pasqyrua sidomos pas vitit 1990 kur Adem Jashari kryen një aksion të armatosur mbi stacionin e policisë në Skenderaj, me ç’rast plagos një polic serb. Aksione të tjera në të cilat objekt sulmi janë patrullat serbe dhe stacionet e policisë, që merr pjesë vetë Adem Jashari me të tjerët janë edhe ato në Mitrovicë, tek Ura e Gjakut, në Shipol, në Runik, në Drenas etj. Kurse me urdhrin e tij janë bërë aksione të armatosura në Shtime, Prizren, Klinë etj. Vija e veprimit të këtij formacioni të armatosur është mbajtur në relacionin Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, që nga vitet 1990. Për dallim nga disa grupe të tjera që kishin ushtruar po ashtu në poligonet ushtarake të Shqipërisë, i vetmi formacion (bërthama) i Adem Jasharit nuk ishte shpërbërë. Një grup veprimtarësh nga Deçani arrestohet, kurse grupet tjera nuk janë të zëshme.

Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur. Në këtë grup bënin pjesë Adem Jashari, i cili i printe grupit, Ilaz Kodra, Sahit Jashari, Fadil Kodra dhe Murat Jashari. Pas përfundimit të stërvitjes, ky grup kthehet në Drenicë më 7 dhjetor 1991, i pajisur me armatim. Ky grup kishte për detyrë t’i zgjerojë radhët.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Por, këta veprimtarë nuk ishin armatosur dhe nuk kishin stërvitur për t’u dorëzuar, siç shprehej vetë Adem Jashari.

Adem Jashari, vëllai i tij që kishte qëlluar në pushime, Rifati, Hamëz Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra dhe Sahit Jashari, vendosin që të luftojnë dhe ta çajnë rrethimin me çdo kusht. Pavarësisht se policia kishte angazhuar numër të madh njerëzish, madje edhe teknikë të rëndë, autoblinda dhe helikopterë, pas rezistencës së grupit, nuk arrin t’i mposhtë luftëtarët. Kjo ngjarje bëri jehonë të madhe. Nga shumë anë të Drenicës, atë ditë dhe atë mbrëmje kishin lëvizur njerëz që ishin të gatshëm për t’iu bashkangjitur rezistencës së Prekazit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalietet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Me 5 prill 1993, në shtëpinë e Adem Jasharit është mbajtur një takim i rëndësishëm. Përveç pjesëtarëve të formacionit të armatosur të Adem Jasharit, në këtë takim kishte edhe veprimtarë politikë. Në këtë takim vendoset që të zgjerohet formacioni ushtarak. Pikërisht në këtë takim Adem Jashari propozon që aksionet që kryheshin në Kosovë, të bëhen në emër të “Ushtrisë së Kosovës”. Në këtë takim vendoset që Komandant i Ushtrisë së Kosovës, të emërohet Adem Jashari. Sulmet mbi forcat policore serbe tashmë kanë një koordinim. Nga koordinimi, zgjerimi dhe strukturimi i grupeve të armatosura krijohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1993).

Adem Jashari së bashku me Hamzën dhe me shumë bashkëluftëtarë edhe në vitet e më vonshme u organizuan edhe më shumë dhe ndërmorën disa aksione kundër ushtrisë dhe të policisë serbe. Për këtë veprimtari atdhetare e kombëtare pushteti serb kishte organizuar edhe procedura penale, ku nga gjykata e Qarkut e Prishtinës, në mungesë, më 1997 shqiptohet dënimi me burg prej njëzet vjet për Adem Jasharin, Ilaz Kodrën, Sahit Jasharin, Fadil Kodrën, Jakup Nurën, Zenun Kodrën dhe Rexhep Selimin, ndërsa me 10 vjet “dënohet’’ Hashim Thaçi. Më këtë rast mund të themi se Adem Jashari ka qene i dënuar jo me 2O, por me 6O vjet burg, pasi që Serbia e kishte dënuar atë tri herë me nga 2O vjet burg në mungesë: në vitin l99l, pastaj me l996, dhe se fundi me l997.

Njësiti luftarak i Prekazit, identifikohet me emrin e Adem Jasharit, në saje të cilësive të larta strategjike, luftarake, në saje të karakterit dhe tipareve të tij ushtarake. Të gjithë njerëzit e interesuar që përmes kryengritjes së armatosur ta zgjidhin problemin e Kosovës ishin të interesuar të kontaktonin personalisht me Adem Jasharin, i cili tashmë, vite e vite qëndronte në Kosovë, në baza të shumta. Bërthama e tij luftarake, struktura e tij e armatosur ishte e gatshme për t’u rritur dhe për t’u zgjeruar.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe. Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani. Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Më 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci nga Llausha, i vrarë nga forcat serbe që tërhiqeshin pas dështimit dy ditë më parë, UÇK-ja doli hapur në skenën politike dhe ushtarake të Kosovës. Dalja në skenë hapur e UÇK-së bëri që forcat serbe të sigurisë të mos ndjenin siguri në zonën e Drenicës. Ato filluan barrikadimin në punkte të caktuara me përforcime të veçanta. Por, aq sa fuqizohej dhe përhapej struktura e UÇK-së në terren, aq edhe përforcimet serbe shtoheshin. Provokimet dhe tentim sulmet e policisë serbe nuk pushuan.

Policia serbe, me njësitet e saj speciale organizoi një sulm mbi shtëpinë e Jasharëve më 22 janar 1998. Sulmi nisi në orët e hershme të mëngjesit, ishte i rrufeshëm, por hasi në rezistencën dhe gatishmërinë e madhe të familjes Jashari, e cila ishte e përgatitur dhe gjithnjë kujdestaronte ditë e natë. Njësia speciale e komandosëve serbë tërhiqet pas gjysmë ore, sepse anëtarët e familjes Jashari që ishin brenda shtëpisë u kundërpërgjigjën me zjarr. Ishte ky sulmi i dytë i forcave serbe mbi shtëpinë e Adem Jasharit. Në këtë përleshje plagosen dy vajza të reja të Jasharëve.

Si një kundërsulm ndaj aksioneve të forcave serbe, më 28 shkurt 1998, një grup bashkëluftëtarësh të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Kështu, në vitet e 90-ta, Familjen Jashari, ishte bërë objektivi kryesor i sulmeve të forcave ushtarako-policore serbe që ishin dislokuar në Kosovë. Adem Jashari nuk i ndërpreu për asnjë çast aksionet ushtarake kundër forcave policore dhe ushtarake serbe deri në rënien heroike të tij.

Adem Jashari ishte i martuar me Adile Ramën nga Akrashtica dhe kishin pesë fëmijë, (tre djem dhe dy vajza). Lulzimi, Fitimi, Kushtrimi, Shqipja dhe Marigona.



Email to send to: *
Your name: *
Your E-mail: *
Numri i komenteve: 6
Arber
30.07.2011 | 00:30
Ju lutem, shkruani si duhet dhe pa gabime shqip, sepse ne kete faqe nuk behen postime te cfaredoshme.Pothuajse asnje koment nuk eshte pa gabime gjuhesore dhe logjike.
Florim
06.03.2011 | 11:31
Lavdi komandantit legjendar ADEM JASHARI dhe familjes se tij. web-faqe shume e qelluar per te njohur edhe me shume UÇK-en dhe veprat e deshmoreve te kombit. pune te mbar dhe suksese ne punen tuaj.
DIBRAN
05.03.2011 | 17:23
Pergezime per uebfaqen me te bukur ne boten e internetit, dhe duhet kuptuar se: E GJITHË USHTRIA ÇLIRIMTARE IDENTIFIKOHET ME EMRIN E KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI edhe Kosova duhej të quhej KOSOVA ADEMJASHARIANE
Fadil Thaçi
05.03.2011 | 10:33
Bravo atyre qe e kane ba kete faqe per Ushtrin Clirimtare te Kosove dhe Komandantin Legjendar. Ju lumt.
egzon ibishi
05.03.2011 | 09:53
Ju uroj per kete portal kushtuar Komandantit Legjendar. Me pelqeu ideja per ta pershkruar luften Clirimtare te Kosoves krahas asaj te Legjendarit Adem Jashari dhe familjes se tij. Ju kisha sugjeru qe te shtoni ma shume per betejat dhe te shtoni edhe betejat tjera. Lavdi te gjithe deshmorve shqiptare.
nikoll
05.03.2011 | 06:37
gjithmon ne historin e njerzimit ku zoti e ka vendos ti ndihmoj ni popullit aj i ka ndihmuar duke ja dhuruar njeriun qe e ka gatuar aj me ato virtyte dhe fuqi qe ka pasur nevoj aj njeri per te kryer at misjon (detyr)qe asht dashur per te dal aj popuill ne drit, ne ket rastin ton aj na dhurov te madhin adem jasharin i cili e krev obligimin qe e kishte para hyjut dhe popullit lavdi i qoft atij dhe gjith atyne qe ran per ni gja te shejt siq asht lirija e popullit te vet se nuk ka asgja ma te shejt e as mate madhe se te bahesh viktim per pasarsat e tu . e luz zotin qe ata qe mueren persiper qe te mbrojn ata qe u fitua me gjakun e bive dhe bijave mate mir te kopmbit ton mos te harrojn veprat qe i ban kta dhe qillimin se pse i ban . ZOTI E BEKOFT POPULLIN SHIPTAR LAVDI DESHMORVE
Name
Content
Ne mbajmë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e portalit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite dyditëshe  në Republikën e Kosovës ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” si dhe familjen Jashari në Prekaz.

Shefi i diplomacisë shqiptare me ç’rast ka vlerësuar lart kontributin e Jasharëve për kombin shqiptar.

Ai gjatë vizitës në Prekaz është pritur nga Murat Jashari.

Prekaz, 7 mars – Manifestimi tradicional treditor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmbyllur me “Natën e zjarreve”, të hënën mbrëma, në orën 18:00, duke filluar në Prekaz me ndezjen e flakadanëve dhe zjarrit qendror e për të përfunduar natën vonë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj me koncertin e madh dhe me ndezjen e fishekzjarrëve të shumta.
Manifestimi i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë të tij, të cilët para 13 vjetësh, për 3 ditë e 3 net rresht, u kishin rezistuar sulmeve barbare të forcave policore e paramilitare serbe.
Sipas skenarit tashme tradicional, pikërisht në orën 18:00, kur terri fillon ta mposhtë dritën, sikur qe robëria serbe kishte pushtuar Kosovën për gati një shekull, në kullat e Jasharëve dhe në bunkerin e legjendarit, në pyllin sipër lagjes Jashari, ndizen flakadanë të shumtë, të cilët me ndriçimin e tyre simbolizojnë ndezjen e  shkëndijave të lirisë, të para 13 vjetësh.
Të rinj e të reja, të veshur me uniforma të UÇK-së dhe veshje kombëtare, me flakadanë në duar, nisen nga Varrezat e Dëshmorëve, në të cilat prehen heronjtë e asaj lufte heroike. Dhe derisa flakadanët u vendosën përreth kompleksit të varrezave, gjimnazistët vunë nga një buqetë lulesh mbi secilin varr të 49 dëshmorëve sa janë në këtë kompleks, emrat e të cilëve nga udhëheqësi i manifestimit, para mijëra qytetarëve të tubuar, u përmenden emër për emër.
Ndërkohë, është ndezur zjarri i madh, flaka e të cilit është shpërndarë gjithandej, ashtu sikur që para 13 vjetësh ishte shpërndarë nga këtu zjarri i luftës dhe kushtrimi i legjendarit Adem Jashari, të cilit i janë përgjigjur liridashësit kudo që ishin. Ndezja e këtij zjarri është pasuar nga ndezja e zjarreve të tilla në të gjitha fushëbetejat e luftës së UÇK-së, anekënd Kosovës.
 Pas përfundimit të ceremonisë së ndezjes se flakadanëve dhe zjarrit, në Prekaz, pjesëmarrësit i janë drejtuar qytetit të Skenderajt, për të marrë pjesë në koncertin e madh me pjesëtarët e estradës, i cili është mbajtur në sheshin “Adem Jashari”. Në nderim të këtij përvjetori janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë.
Kësaj radhe, deri në momentin e raportimit,  nuk janë vërejtur liderëttanë shtetërorë, politikë apo ushtarakë. Bekim Jashari, i pranishëm në këtëtubim, përmes medieve ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shfrytëzuar rastinedhe një herë të apelojë për unitet të udhëheqjes sonë.  

Në ditën e tretë, të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, që njihet edhe si ”Nata e Zjarreve”, sonte do të ndizen zjarre në Prekaz.

 Dhe kështu  përfundojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor "Epopeja e UÇK-së"

Gjithashtu sonte do të mbahet edhe një  koncert në sheshin “Adem Jashari”.

“Nata e zjarreve” do të shënohet në gjithë Kosovën.

Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën "Adem Jashari" të FSK, dhe të dielën është mbajtur Akademi Përkujtimore, dhe janë bërë homazhe ne Prekaz.

Prishtinë, 06 mars, 2011 - Ngjarjet e fillim marsit të vitit 1998 hynë në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, duke marrë shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe si të tilla u shndërruan në epopenë e lavdishme të UÇK-së, u tha në një akademi përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të dielën është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila ra heroikisht për të mos vdekur kurrë 13 vjet më parë në Prekazin legjendar.

Të pranishëm në këtë akademi ishin struktura të larta të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve tjerë ne sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë.

"5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998, vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope", ka thënë Krasniqi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, ka theksuar se rënia e komandantit legjendar Adem Jashari ishte një frymëzim për idetë më sublime të humanizmit dhe të demokracisë të vendosura në themelet e idesë së luftës së popullit tonë për liri dhe pavarësi.

"Sot në 13 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, po e përkujtojmë veprën e kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari, heroit të Kosovës, figurën madhështorë të udhëheqësit dhe të frymëzuesit tonë për liri, i cili skepticizmin dhe vetëmohimin të tij, dhe të familjes së tij i kapërceu kufijtë e reales dhe të mundshmes duke u shndërruar në frymëzim për brezin tonë dhe për brezat që do të vijnë", ka thënë Krasniqi.

Akademik Esat Stavileci, duke e çmuar lart veprën dhe kontributin e komandant Adem Jashari, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojmë për të ndërtuar një shtet të fortë ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.

"Sot përkulemi para varrezave të popullit e të kombit, përkujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për ta shkruar një faqe të re në historinë tonë për nxitjen, zhvillimin dhe përshpejtimin e proceseve për liri e pavarësi të Kosovës dhe të shqiptarëve", ka thënë ai.

Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara.

"Tash 13 vite ne ishim në Gjermani, dhe kur ndodhi rasti dhe shumë njerëz aty dhe njëri nga shokët i tha, baca Rifat, shumë ke dhënë, baca Rifat, 56 anëtarë të familjes të fisit të Jasharëve, mbahu i fortë. Baca Rifat i tha do të mbahem i fortë. Po si të mos mbahem ai pat thënë, kam dhënë 56, por kam fituar 7 milionë", ka thënë Jashari.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të vendit që të lënë anash inatet individuale, dhe të bashkohen për të mirën e vendi.

Për të pranishmit në këtë akademi është shfaqur edhe një program kulturor-artistik.

Prekaz, më 06 mars 2011 - Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar.

Ai me këtë rast ka thënë se Prekazi legjendar paraqet përmasën e dhimbjes dhe lavdisë kombëtare të popullit shqiptar, i cili sot pasi aty krisën pushkët

"Ne e zgjodhëm Prekazin për të ardhur në këto ditë për shkak të përmasës së dhimbjes dhe lavdisë të nivelit kombëtar që e ka dhe jemi të bindur që duke nderuar këtë përmasë të lavdisë dhe të dhimbjes kombëtare, ne nderojmë gjithë familjet shqiptare në Kosovë, i nderojmë gjithë kombin shqiptar dhe historinë e dhimbshme të tij, por njëkohësisht edhe të lavdishme", ka thënë Krasniqi.

Prekaz, 06, mars, 2011 - Në ditën e dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”, Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët bënë homazhe në përkujtim e nderim të sakrificës së familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Prekazin legjendar. Ai me këtë rast ka thënë se Prekazi i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe se aty është vulosur pavarësia e Kosovës.

"Prekazi është një vend që i bashkon të gjithë shqiptarët jo vetëm nga Kosova, por nga të gjitha trojet dhe diaspora. Lavdi dëshmorëve tanë, u qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Këtu është vulosur pavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot. Lavdi edhe njëherë të gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Kosovës", ka thënë Pacolli.

Prekaz, më 06 mars 2011 - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 13-vjet pas rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari vendi ynë është në rrugë të sigurt drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

Ai këto komente i bëri me rastin e homazheve te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar, ku së bashku me zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë nderuar veprën dhe sakrificën sublime të kryekomandantit legjendar Adem Jashari.

"Sot populli i Kosovës bën nderime shtetërore për komandantin legjendar Adem Jashari, familjen e tij, gjithë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së, sakrificën e popullit të Kosovës. Sot kemi një ditë të bashkimit, e afrimit, e respektit për të kaluarën dhe për të marrë energji për të ardhmen, prandaj në emër të Republikës së Kosovës bëmë nderime shtetërore më të larta për komandantin legjendar Adem Jashari. Ne kemi fituar lirinë, kemi fituar pavarësinë, po e ndërtojmë shtetin tonë, jemi në rrugë të sigurt për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE, prandaj në 13-vjetorin e rënies heroike të komandanti legjendar Adem Jashari Kosova është në rrugë të mbarë, në rrugë të suksesit, është një garanci e plotë për të ardhmen e saj euroatlantike", ka thënë kryeministri Thaçi.

Prekaz, 06, mars, 2011 - Në orët e para të ditës së dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”,  Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët me homazhe përkujtuan e nderuan sakrificën e familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Përveç,  vizitave nga delegacione të institucioneve qeveritare, partiake e joqeveritare, Prekazi është vizituar edhe nga shumë nxënës, dhe shumë qytetarë, të cilët kishin ardhur për ta nderuar figurën e Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe gjithë dëshmoret e tjerë.

Për çdo vit bëhen homazhe të shumta tek Kompleksi Memorial  “Adem  Jashari”, dhe tek familja Jashari.

Ndërsa, Rifat Jashari falënderoi për vizitat dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar dhe porositi që të lihen anash inatet personale në mënyrë që Kosova shkojë në binarë të duhur.

Prekaz, 5 mars - Në përvjetorin e 13-të të luftës në Prekaz, Kompleksi dhe familja Jashari janë vizituar nga shumë qytetarë dhe nga pak delegacione të institucioneve qeveritare, partiake e joqeveritare.
Delegacioni i parë ka qenë ai i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Rektori Mujë Rugova, pasi bëri homazhe tha shkurt se “Ka ardhur për të shprehur respektin e përjetshëm për Familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e tjerë. Jasharët nga një u bëfshin një milion”. Ai ka vizituar edhe familjen Jashari të cilës ia ka dorëzuar bustin e Adem Jasharit, të punuar në bronz nga një student i Akademisë se Arteve.  
Rifat Jashari, ka falënderuar për vizitat dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar dhe ka porositur që “të lihen anash inatet personale dhe të qitet Kosova në binar të duhur”.

Ahmet Isufi (AAK)  tha se 5 marsi na kujton ditët më të lavdishme te Jasharajve, UÇK-së, popullit tonë dhe luftës së tij për liri. Kjo datë na mobilizon qe te jemi edhe më shumë në detyrat qe i nevojiten vendit tonë për ta zhvilluar dhe ngritur edhe më lartë edhe lavdinë e UÇK-së edhe krijimin e një jete më të mirë për qytetarët e Kosovës. Është ditë që na bashkon të gjithëve rreth një ideali për një jetë më të mirë dhe për të nderuar gjithmonë sakrificën e Jasharëve dhe të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës.

Albin Kurti (VV), ndërkaq, rikujtoi se këtu janë sakrifikuar 3 breza të familjes Jashari për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë. Kosova që kemi sot nuk është Kosova e amaneteve dhe idealeve të dëshmorëve, por ne jemi në nivel të detyrës atëherë kur e kuptojmë se liria e vërtetë është vetëm liria e plotë dhe liria për të gjithë. I pyetur se a do të vije edhe nesër qe është Dita e Dëshmorëve, Kurti  tha se sot kemi ardhur me rastin e 13 vjetorit të rënies heroike të Adem Jasharit, por VV do të marr pjesë edhe në manifestimet qe organizohen nesër, në Ditën e Dëshmorëve.
Homazhe kanë bërë edhe delegacionet e  komunave Malishevës  e Vushtrri, mandej pjesëmarrësit e turneve që mbahen në kuadër të  Javës “Jetojmë me lavdinë tuaj”, e qytetarë të shumtë.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të shtunën ka nisur manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Me këtë rast Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi manifestimin qendror me moton “Nderojmë Historinë- Ndërtojmë të Ardhmen”, në kazermën “Adem Jashari”, në të cilën morën pjesë drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, anëtarë të familjes Jashari, përfaqësues të komuniteteve fetare etj.

Me këtë rast, presidenti Pacolli ka thënë se themelet e shtetit tonë janë të forta falë gjakut të dëshmorëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë, ndërsa tash duhet të punojmë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Jeta e një shteti të ri ka nevojë për simbole të forta, rreth tyre forcohet ndërgjegjja kombëtare, inspirimet e gjeneratës së re, ato shërbejnë si pyka referimi për klasën politike. Simbolit të lirisë sonë, komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe heronjve tjerë Zahir Pajaziti, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Fehmi dhe Xhevë Lladrofci e gjithë dëshmorët tjerë të kombit kanë vendos themelet e shtetit tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se lufta heroike e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij bashkoi gjithë shqiptarët kudo që janë ata në luftën për liri.

“13 vjet më parë familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari, gjithë Kosova u zgjuan në një betejë për liri, për shtet, për bashkim. Atë ditë pushka e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, bashkëluftëtarëve të tij, bashkoi gjithë Kosovën, bashkoi gjithë shqiptarët kudo që jetonin, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, Ulqin dhe kudo në diasporë, në Evropën Perëndimore dhe SHBA. Atë ditë u bashkua Kosova, u bashkuan shqiptarët, por edhe zgjuan gjithë komunitetin ndërkombëtar me vëmendjen për Kosovën si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e saj, prandaj 5 marsi është dita e gëzimit të madh dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve, por është edhe dita e zgjimit të ndërgjegjes ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ministri i Forcës së Sigurisë (MFSK), Agim Çeku, ka thënë se jemi krenar që jemi bashkëkombës të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët sakrifikuan jetën e tyre që Kosova sot të gëzojë lirinë.

“Në këtë ditë ne shohim lavdinë tonë, i shohim të arriturat tona dhe të ardhmen tonë. Është dashur të bëjmë sakrifica të ndryshme për të arritur qëllimin tonë, krijimin e shtetit, tani është koha ta çojmë përpara këtë qëllim. Dhe këtë qëllim mund ta çojmë përpara duke ndërtuar shtet dhe institucione të fuqishme dhe me kredibilitet”, ka thënë ai. Ministri Çeku është zotuar se do të vazhdohet me punën për krijimin e FSK-së si forcë profesionale, në përputhje me standardet më të larta të NATO-s, ndërkohë që do të punohet për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Ndërkaq, në emër të familjes Jashari, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti, Bekim Jashari, i cili uroi që FSK-ja sa më shpejt të jetë partnere e NATO-s.

“Uroj që festat e ardhshme të festojmë ashtu siç duhet, por njëkohësisht, ushtria jonë Forca e Sigurisë së Kosovës, ashtu siç duket sot në një ditë sa më të afërt të jetë partnere e NATO-s “, ka thënë Jashari.